Zef Gjoka është zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë. Gjoka fitoi garen me një diference të konsiderueshme votash ndaj kreut të deritanishem të kësaj force politike Paulin Marku.
Në zgjedhjet për kreun e degës Zef Gjoka mori 213 vota ndërsa Paulin Marku 88 vota. Në përfundim të proçesit dy kandidatet shtërnguan duart me njëri tjetrin, duke përvcjellë mesazhin e bashkimit.
Duke folur në kuvendin e degës së Partisë Demokratike Deputetja Lindita Metaliaj, u shpreh se duhet jemi të bashkuar për tu përballur me betejen e radhes elektorale.
Me zgjedhjen e kreut te degës ka përfunduar i gjithë proçesimi i ristrukturimit të strukturave të Partisë Demokratike në Lezhë. Ndërkohë Genc Deromemaj është zgjedhur kryetar i ri i PD në Vlorë.