Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka paralajmëruar se Greqia do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje në detin Jon.
Në një intervistë të dhënë ditën e sotme, Dendias tha se kjo është një e drejtë që njihet nga Ligji Ndërkombëtar për Detin. Më tej, ai theksoi se ajo nuk është subjekt kufizimi apo miratimi nga ndonjë palë e tretë.
“Qëllimi ynë është që gradualisht të caktojmë kufijtë, gjithmonë në kuadrin e së Drejtës Ndërkombëtare, të gjitha zonat tona detare, në konsultim të plotë, aty ku kërkohet, me fqinjët tanë. Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, situata është e duhur që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm.
Shërbimet kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme po përpunojnë lëvizjet e nevojshme për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje detin në Jon fillimisht, ndërsa do të ketë përgatitje për zona të tjera për t’u ndjekur. Është një ushtrim i një të drejte ekskluzive të njohur në vendet nga Ligji Ndërkombëtar i Detit dhe që nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi ose miratimi të palëve të treta”, tha zyrtari grek.