Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Zgjedhjet shqiptare dhe një ulqinakas filoserb

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Duhet dalë nga letargjia e koronës

Nga Skënder Minxhozi

Në ambientin politik shqiptar ka një ethe të përgjithshme, që nuk lidhet edhe aq  me pandeminë e Covid 19. Është një tjetër lloj eksitimi mendor që përshkon trutë e të gjithë atyre që rrinë prej shtatë vitesh në pritje të një ndodhie që do të sjellë përmbysjen e qeverisë që kanë mbi krye. Krejt legjitime për të gjithë ata që nuk e pëlqejnë Edi Ramën dhe partinë e tij dhe që presin të votojnë krahun tjetër, por po aq e shtirë dhe e sforcuar tek ajo pjesë e ngrehinës politike e mediatike, që nuk le rast periferik e të stisur, pa shfrytëzuar për të kënduar fitore.

Grinden Turqia me Greqinë për hidrokarbure në Egje, e prej këtij sherri rrjedh si një bisht komete teoria se Shqipëria i dha detin Athinës. Kur s’ka ende as trupë negociatore, as negociata me qeverinë aktuale greke dhe as ndonjë draft-marrëveshjeje për pjesën tonë të shelfit detar me fqinjin jugor.

Nga ana tjetër, humbet Gjukanoviç në Malin e Zi dhe kori i vajtojcave në Tiranë nisin këngën e humbjes edhe për qeverinë aktuale shqiptare. As e mendojnë fare se largimi i Gjukanoviçit në Mal të Zi, përkon në fakt me ikjen e një homologu të Berishës, e jo të Ramës. Ky është cikli politik që dëshmon humbja e Gjukanoviç. Kishte 30 vjet në qeverisje dhe prej dekadash ishte ndryshkur në pushtet. Por për tifozët politikë të Tiranës është mjaft përshëndetja në serbisht e kryeministrit shqiptar për njeriun e fortë të Podgoricës dhe për këtë shkak humbja e këtij të fundit është edhe humbje e Edi Ramës. Paçka se në republikën e vogël malazeze luhet prej vitesh një skenar i rrezikshëm gjeopolitik, paçka se fitimtarët e saposhpallur festonin pak orë më parë rrugëve të qyteteve malazeze me këngë nacionaliste proruse e proserbe.

Është kthyer në një sport kombëtar për opozitën, që të përjetojë gjithçka ndodh brenda dhe jashtë vendit, si preludin e një fitoreje që opozita në fakt duhet ta arrijë vetë, pa shqipen filoserbe të Dritan Abazoviçit dhe pa 12 miljet detare të Micotakisit.

Fabulat boshe të shitjes së detit, të “humbjes historike” të Gjukanoviçit apo të konsiderimit të koronavirusit si një shpikje e së majtës për t’i mbyllur gojën të djathtës, janë që të gjitha karta naive dhe pa peshë në atë që shqiptarët do të vendosin për qeverinë e tyre pas tetë muajsh. Zgjedhjet do të zhvillohen këtu dhe votuesit shqiptarë nuk do t’ja dinë as për fatin e klasës politike të malit të Zi, e as për teoritë konspirative me komplote detare.

Sapo kemi hyrë në shtator dhe është koha që debati politik të fokusohet aty ku janë hallet e krizat e shqiptarëve. Kjo qeveri do të përballet me bilancin e saj tetëvjeçar, ashtu si opozita do të ofrohet me programin e saj për katër vitet në vazhdim. Largimi i vëmendjes nga këto piketa vetëm sa e falsifikon dhe e bën pa peshë e pa përmbajtje debatin politik dhe ata që e prodhojnë atë. Rezultati i Podgoricës nuk vlen në Tiranë, ashtu si prefiksi telefonik ndryshon sapo kalon Hanin e Hotit. Është të hiqni rrobat e plazhit e t’i drejtoheni shqiptarëve. Nëse keni gjë për të thënë, kuptohet…

Tags: bojkotojmë zgjedhjetfiloserbskender Minxhozizgjedhjet shqiptare

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Rezarta Shkurta publikon dedikimin prekës për Enver Hoxhën, reagon gazetarja e njohur: Të dënohet me ligj!

Rezarta Shkurta publikon dedikimin prekës për Enver Hoxhën, reagon gazetarja e njohur: Të dënohet me ligj!

Barcelona e tërbuar, Messi bojkoton stërvitjen e radhës

Barcelona e tërbuar, Messi bojkoton stërvitjen e radhës

Përfundon mbledhja, caktohen drejtuesit e PS-së në qarqe

Përfundon mbledhja, caktohen drejtuesit e PS-së në qarqe







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza
Bota

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza

by mirseda
22:35 | 23/10/2025
0

Në mbrëmjen e 4 tetorit, presidenti amerikan Donald Trump i telefonoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për t’i...

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

22:03 | 23/10/2025
Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

20:58 | 23/10/2025
Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

20:20 | 23/10/2025
Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

20:14 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com