Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, si do të votojnë shqiptarët?

5 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Shqipëria, Të Gjitha
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, si do të votojnë shqiptarët?

Tani që kanë mbetur vetëm dy javë deri në zgjedhjet presidenciale, shqiptaro-amerikanët e shohin veten si një kategori votuesish që në shtete të caktuara mund të ndikojnë tek rezultati i votimeve.

Por, ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, ata nuk paraqiten si një bllok i vetëm në favor të një kandidati të caktuar. Kolegu ynë Ilir Ikonomi bisedoi në Skype me disa veprimtarë të komunitetit. Preferencat e tyre ndryshojnë, ndërkohë që disa prej tyre thonë se shqiptarët e Amerikës nuk duhet t’ia mbyllin dyert asnjërës prej partive politike.

Nëse do ta hedhin votën me postë apo do të paraqiten fizikisht në qendrat e votimit, shqiptaro-amerikanët janë të ndarë në preferencat e tyre për zgjedhjet që po afrojnë.

Të dy kandidatët janë angazhuar personalisht në çështje që lidhen me shqiptarët, Presidenti Donald Trump duke sjellë në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, ndërsa rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden duke u kujtuar atyre se ka një vizion pro Shqipërisë dhe Kosovës.

Peter Lumaj, një avokat i cili dy vjet më parë garoi për t’u zgjedhur si guvernator i shtetit Konektikat, thotë se ka arsyet e tij se përse e mbështet presidentin Donald Trump.

“Çdo premtim që bëri në vitin 2016 për votuesit ai e ka mbajtur. Po të shihni fuqizimin e ekonomisë, të dollarit, investimet, emigracionin, fuqizimin e ushtrisë, amerikanizmin që e vuri para çdo gjëje, këto janë premtime që në historinë e vonë të Amerikës presidentët e mëparshëm nuk i kanë mbajtur gjatë fushatës, ndërsa Presidenti Trump është i veçantë dhe i mbajti të gjitha.”

Pyetjes së Zërit të Amerikës nëse Presidenti Trump rizgjidhet, a do të ndikonte kjo për t’u dhënë një shtytje reformave në Shqipëri dhe për të arritur një marrëveshje Kosovë-Serbi për njohje reciproke, zoti Lumaj i përgjigjet:

“Administrata Trump është jashtëzakonisht e interesuar për të luftuar korrupsionin dhe për të zhvilluar ekonominë. Shqipëria dhe Ballkani njihen për një ekonomi të dobët dhe korrupsion. Po të shohësh premtimet e tij për hapa konkrete për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme lidhur me Izraelin, ai ishte i vetmi që arriti një gjë të tillë. Bëri të njëjtën gjë për sa i përket Serbisë dhe Kosovës. I detyroi të vinin në Uashington dhe të diskutojnë të paktën hapin e parë sa i përket lehtësimit të marrëdhënieve ekonomike dhe fuqizimit të ekonomisë midis këtyre dy shteteve. Unë besoj se rizgjedhja e zotit Trump ,që e shoh se mund të ndodhë dhe ka mundësi jashtëzakonisht të lartë që të ndodhë përsëri, kjo do të ishte pozitive për krejt Ballkanin, duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.”

Në Nju Jork, Avni Mustafaj është pjesë e një grupi të quajtur Shqiptaro-Amerikanët për Bidenin. Ai thotë se fushata e këtij grupi përqendrohet në shtete të tilla si Miçigani, që mund të jenë vendimtare për zgjedhjet. Zoti Mustafaj rendit disa nga arsyet e mbështetjes së së tij për zotin Biden:

“Për Joe Biden, ne e dimë se ai ka qenë aktiv në çështjet e shqiptarëve, ka qenë shumë agresiv dhe shumë proshqiptar.”

Zoti Mustafaj e ilustron këtë me përvojën e tij nga dita kur Natoja filloi bombardimet kundër forcave të Millosheviçit në vitin 1999 dhe kur ai bashkë me shqiptarë të tjerë ndodheshin në një sallë të Kongresit:

“Kur mora vesh që nisi bombardimi, unë dola në korridor dhe njeriu i parë që pashë ishte në atë kohë senatori Joe Biden. I thashë: Zoti Senator, faleminderit shumë që shpëtove popullin tonë.”

Zoti Mustafaj i tregoi Zërit të Amerikës një letër që ai thotë se shpreh vizionin e zotit Biden për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Kjo letër tregon për marrëdhëniet që ai do të ketë me çështjet e shqiptarëve në të ardhmen. Ai e ka bërë të qartë se… do të përkrahë Kosovën, që Serbia ta njohë Kosovën pa ndryshime të kufirit, por ashtu siç është. Nënpresidenti Biden thotë se do të angazhohet të ndihmojë Shqipërinë të anëtarësohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian.”

Richard Lukaj, themelues i grupit bankar Bank Street në Stamford të shtetit Konektikat, është i regjistruar si republikan, por ka marrë pjesë në aktivitetet e demokratëve, si për shembull në vitin 2014, kur i ftuar në shtëpinë e tij ishte nënpresidenti Joe Biden për mbledhje fondesh.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që komuniteti shqiptar të mos lejojë që çështjet tona të bëhen çështje partiake në këtë vend. Ne kemi një trashëgimi të gjatë angazhimi dypartiak për interesin tonë në Evropën Juglindore. Është me shumë rëndësi që ta ruajmë një qëndrim të tillë.”

Zoti Lukaj thotë se nuk dëshiron ta minimizojë aspak rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, ku ai mendon se komuniteti shqiptar ka shumë për të ofruar, por beson se shqiptaro-amerikanët nuk duhet t’i mbyllin dyert asnjërës forcë politike:

“Disa personalitete në komunitetin tonë janë bërë më aktivë në emër të kësaj ose asaj fushate. Sinqerisht mendoj se ta bësh këtë për hir të asaj që ata e quajnë ‘çështja shqiptare’ është paksa e rrezikshme. Mendoj se duhet punuar me të dyja palët. Pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, komunitetit shqiptar do t’i duhet të lundrojë në ujëra komplekse dhe këtu ne na duhet të jemi të qëndrueshëm dhe të kemi miq afatgjatë në dyja anët e spektrit.”

Por sa shpresa duhet të varin shqiptarët tek cilido që do të vijë në Shtëpinë e Bardhë? Zoti Lukaj ka një përgjigje konkrete.

“Shqiptarët duhet të ndihmojnë veten e tyre, pavarësisht se kush vjen në Shtëpinë e Bardhë në këtë kapitull të ri, sepse tani për tani, pengesa më e madhe për përparimin tek ata janë ndarjet dhe qeverisja relativisht e paqëndrueshme që ekziston në Kosovë. Mendoj se ne duhet të pastrojmë shtëpinë tonë dhe ta vëmë veten në pozitën që të jemi partner i besueshëm në tryezën e bisedimeve.”

Uk Lushi, specialist i tregut të aksioneve në Nju Jork, thotë se nuk ka preferenca partiake dhe ende nuk ka vendosur se për cilin kandidat do të votojë:

I pyetur nga Zëri i Amerikës se nëse zoti Trump rizgjidhet, a do t’i vazhdonte përpjekjet për arritjen e një njohjeje reciproke Kosovë-Serbi dhe nëse zgjidhet zoti Biden a do të bënte ai të njëjtën gjë, zoti Lushi thotë:

“Po. Përgjigja është pa ekuivoke po. Unë mendoj se pavarësisht se kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, edhe Presidenti Trump edhe Presidenti Biden, nëse zgjidhet, ata të dy do të angazhohen për njohjen dhe forcimin e shtetit të Kosovës, për arësye se shteti i Kosovës është shtet ku pleksen interesat amerikane dhe ku mbrohen interesat amerikane. Organet dhe institucionet e tjera të shtetit amerikan që punojnë jashtëzakonisht shumë për rajonin dhe për Evropën, kanë një interes të fortë që Kosovën ta bëjnë anëtare të Kombeve të Bashkuara.” /VOA

Tags: shqiptaretvotimZgjedhjet presidenciale SHBA

TË LIDHURA

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan
Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

22:28 | 15/09/2025
Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi

21:13 | 15/09/2025
“Takimi Putin-Zelensky i vështirë, e urrejnë njëri-tjetrin”, Trump: Duhet të ndërhyj për t’i bashkuar, do të flas veçmas me ta
Bota

“Takimi Putin-Zelensky i vështirë, e urrejnë njëri-tjetrin”, Trump: Duhet të ndërhyj për t’i bashkuar, do të flas veçmas me ta

21:05 | 15/09/2025
Next Post
PD nxjerr “nga varri” Azem Hajdarin

Ku ishe ti në datën 17 Maj?

Shifra alarmante nga pandemia në Greqi, 865 raste të reja dhe 6 viktima

Shifra alarmante nga pandemia në Greqi, 865 raste të reja dhe 6 viktima

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

16:28 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë
Showbizz

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë

by mirseda
22:41 | 15/09/2025
0

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, i është rikthyer televizionit me një sfidë të...

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

22:28 | 15/09/2025
Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

22:24 | 15/09/2025
Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

22:15 | 15/09/2025
Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

21:29 | 15/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com