Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Zgjedhjet Presidenciale në Kroaci, Milanoviç mposht Kitaroviç

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet Presidenciale në Kroaci, Milanoviç mposht Kitaroviç

Socialdemokrati Zoran Milanoviç doli fitues i raundit të parë në zgjedhjet presidenciale të dielën në Kroaci para Kolinda Grabar-Kitaroviçit.

Në janar kroatët vendosin në balotazh për presidenten apo presidentin e ri.

Socialdemokrati opozitar Zoran Milanoviç doli fitues i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci të dielën (22.12) duke fituar afër 30% të votave pas numërimit të gati të gjitha votave, bëri të ditur Komisioni Zgjedhor në Zagreb në orët e vona të natës.

Presidentja aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviç renditet e dyta.

Kandidatja e partisë konservatore të djathtë, që qeveris aktualisht vendin, HDZ arriti vetëm 27% të votave.

Për shkak se asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur më shumë se 50% të votave në raundin e parë, më 5 janar pritet të zhvillohet balotazhi mes dy konkurrentëve, shkruan agjencia e lajmeve “dpa”.

Në shumicën e sondazheve, Kitaroviç kryesonte, por me një distancë të vogël kundrejt socialdemokratit, Milanoviç. Në vend të tretë u rendit kandidati i pavarur dhe i njohur si këngëtar, Miroslav Skoro me 24%.

Kitaroviç ende shpreson

Kreu i Shtetit në Kroaci ka më shumë kompetenca ceremoniale përfaqësuese, megjithatë zgjedhjet konsiderohen si një tregues i fuqisë në elektorat të kampeve të majtë e të djathtë.

Anëtarja më e re e BE-së, Kroacia merr kryesinë e radhës së BE më 1 janar. Në fushatën zgjedhore tema si drejtimi joefektiv i qeverisë dhe largimi masiv i njerëzve nga vendi luajtën një rol të madh.

Grabar-Kitaroviç hyri në garë me avantazhin e presidentes.

Vëzhguesit janë të mendimit, se Grabar-Kitaroviç në balotazh mund t’ia dalë të rikonfirmohet edhe njëherë në postin e presidentes, për shkak se votuesit e kandidatit të tretë në renditje, Skoros, shihen si votues të spektrit konservator, që votën mund t’ia japin kandidates së partisë konservatore, HDZ.

Kritikët e presidentes Grabar-Kitaroviç shprehen, se gjatë mandatit të parë, presidentja kroate u shfaq si një figurë e zbehtë dhe pa substancë politike. /DW

Tags: kitarovicKroacimilanoviczgjedhje presidenciale

TË LIDHURA

Zelensky takohet me kryeministren italiane: Nesër do t’ia dërgoj planin e paqes SHBA-së
Bota

Zelensky takohet me kryeministren italiane: Nesër do t’ia dërgoj planin e paqes SHBA-së

21:32 | 09/12/2025
Sulmet ruse dëmtojnë infrastrukturën e energjisë, Ukraina merr masa për të kursyer
Bota

Sulmet ruse dëmtojnë infrastrukturën e energjisë, Ukraina merr masa për të kursyer

20:24 | 09/12/2025
Trump lejon shitjen e mikroçipeve të Nvidia-s në Kinë, kthesë në politikën teknologjike amerikane
Bota

Trump lejon shitjen e mikroçipeve të Nvidia-s në Kinë, kthesë në politikën teknologjike amerikane

19:12 | 09/12/2025
Next Post
Gjirokastër/ Shkëndija elektrike djeg mjetin

Përfshihet nga flakët zyra e Kadastrës në Fier

Kejvina Kthella: Jam xheloze, dikujt i kam thyer makinën

Kejvina Kthella: Jam xheloze, dikujt i kam thyer makinën

Në çfarë gjuhe do të këndohet kënga e Arilena Arës në Eurovision

Në çfarë gjuhe do të këndohet kënga e Arilena Arës në Eurovision







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club
Showbizz

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club

by mirseda
22:45 | 09/12/2025
0

Emri i Joz Markut është përfolur së fundmi si një nga opinionistët e mundshëm të Big Brother...

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

21:40 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com