Gara presidenciale në SHBA për vitin 2020 pritet të jetë plot surpriza. Kandidatët për kreun e Shtëpisë së Bardhë mund të jenë sërish presidenti Donald Trump, dhe ish-rivalja e tij, Hillary Clinton.
Ajo është një grua e fortë, e pushtetshme, dhe nuk dorëzohet kollaj. Ish-Sekretarja e Shtetit ka vendosur të futet sërish në garë. Këtë lajm e kanë konfirmuar anëtarët e familjes Clinton për WSJ. Këshilltari i saj, Mark Penn, është shprehur se misioni i saj ende nuk është përmbushur, duke i shkuar deri në fund.
Sipas tij, “Hillary Clinton zotëron mbi 75% të popullaritetit në radhët e demokratëve dhe ka një mision ende të papërmbushur, të bëhet presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo nuk do të lejojë që mposhtja e saj nga Trump t’i japë fund karrierës dhe ëndrrës më shumë se 30-vjeçare”, thotë këshilltari i Clinton. Vetë ajo ka përsëritur disa herë se nuk do të kandidojë më për Shtëpinë e Bardhë, por Penn kujton se të njëjtën strategji ka ndjekur edhe Barack Obama, dhe më pas lajmëroi kandidimin.











