Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Zgjedhjet lokale/ Zbardhet manovra e Bashës për zgjedhjen e kandidatëve të preferuar

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Zgjedhjet lokale/ Zbardhet manovra e Bashës për zgjedhjen e kandidatëve të preferuar

Teksa na ndajnë më pak se një vit nga zgjedhjet e ardhshme lokale, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe grupi i tij i bashkëpunëtorëve, kanë lënë një shteg në statusin e ri të partisë, për të diktuar kandidatët për 61 bashkitë, duke shmangur organet e partisë dhe rrymat që vijnë nga baza.

Procedurat e reja për zgjedhjen e kandidatëve, parashikuar në statusin e ndryshuar të PD, do të jenë të vlefshme dhe do të veprojnë vetëm për kandidatët për deputetë dhe jo për kandidatë për kryetar bashkie. Ky përjashtim do të thotë se kandidatët për 61 bashkitë do të zgjidhen sërish në limitet e fundit kohore, në mungesë transparence, duke shmangur strukturat dhe në bazë të lobimeve dhe lidhjeve me kryetarin.

Hileja

Statuti i ndryshuar i Partisë Demokratike, në nenin 62, parashikon ngritjen e një komisioni të posaçëm për vlerësimin e kandidaturave elektorale. Komisioni i dorëzon Kryesisë së PD një raport për secilin kandidat, nëse plotëson kriteret formale si dhe elementët e tjerë të specifikuara nga një vendim i kryesisë së PD.

Por, në nenin 62 thuhet se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, i cili përbëhet nga 5 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar me propozim të Kryesisë, shqyrton vetëm kandidaturat e propozuara nga strukturat lokale të partisë dhe atyre të vetëpropozuara për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, duke përjashtuar kandidaturat për njësitë vendore. Ky detaj, në dukje i papërfillshëm, mundëson diktimin e kandidatëve të Partisë Demokratike për 61 njësitë vendore, jashtë statutit të partisë.

Bien kriteret

Me përjashtimin nga kjo pikë, bien edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët e Partisë Demokratike për njësitë vendore. Neni 61 i statutit parashikon që kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët miratohen me Rregulloren e Brendshme dhe lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimit komunist, mospasjen e rekordeve kriminale, si dhe standardet dhe rregullat e përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës. Ky parashikim do të zbatohet gjithnjë vetëm për kandidatët për deputetë.

Ndërkaq, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve bashkëpunon në realizimin e këtij procesi me Komisionin e Integritetit dhe Etikës, për mbledhjen dhe vlerësimin e të dhënave mbi kandidatët. Çdo kandidat është i detyruar që të plotësojë një vetëdeklarim mbi të dhënat e tij, si dhe të paraqesë çdo dokument të kërkuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, që provon përmbushjen e kritereve dhe standardeve etike të përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës.

Zgjedhja e këshilltarëve

Statuti i PD parashikon një tjetër rregull për zgjedhjen e kandidaturave për këshillat bashkiakë. Sipas nenit 12 pika 3, kryesitë e degëve vendosin për kandidaturat e këshilltarëve në njësitë vendore. Kryesia e PDSH duhet të informohet për çdo hap të procesit të miratimit të kandidaturave. Ajo ka të drejtën e ndërhyrjes sa herë që e vlerëson të domosdoshme. Përjashtimisht, për Bashkitë qendër qarku, lista e këshilltarëve përgatitet dhe propozohet nga Kryesia e Degës, dhe miratohet nga Kryesia e PDSH.

Neni 62 i statutit të ri të PD

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është strukturë ndihmëse e Kryesisë së PDSH dhe ka në përbërje 5 anëtarë. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve zgjidhen nga Këshilli Kombëtar me propozim të Kryesisë së PDSH.

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve shqyrton kandidaturat e propozuara nga strukturat lokale të Partisë dhe atyre të vetëpropozuara për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë.

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve i raporton Kryesisë së PDSH mbi përmbushjen nga kandidatët të kritereve të parashikuara formale, atyre të pastërtisë së figurës, si dhe të elementëve të tjerë të nevojshëm për ecurinë në karrierë sipas këtij Statuti.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët miratohen me Rregulloren e Brendshme dhe lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimit komunist, mospasjen e rekordeve kriminale, si dhe standardet dhe rregullat e përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës.

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve bashkëpunon në realizimin e këtij procesi me Komisionin e Integritetit dhe Etikës, për mbledhjen dhe vlerësimin e të dhënave mbi kandidatët.

Çdo kandidat është i detyruar që të plotësojë një vetëdeklarim mbi të dhënat e tij, si dhe të paraqesë çdo dokument të kërkuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, që provon përmbushjen e kritereve dhe standardeve etike të përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës. (Burimi:Shqiptarja.com)

 

 

Tags: bashamanovra

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
I forti i Gusmarit vjedh tubacionin e vaditjes, fut 100 milionë lekë në xhep

I forti i Gusmarit vjedh tubacionin e vaditjes, fut 100 milionë lekë në xhep

Tërmetet s’kanë të ndalur, ja ku u regjistrua lëkundja e radhës

Tërmetet s’kanë të ndalur, ja ku u regjistrua lëkundja e radhës

Sherr e grushta në koncertin e Elvana Gjatës, fansi dhunohet nga stafi i sigurisë

Sherr e grushta në koncertin e Elvana Gjatës, fansi dhunohet nga stafi i sigurisë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com