Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka folur rreth zgjedhjeve lokale të këtij viti, si dhe për kandidatët që kjo parti do të prezantojë.
Një prej kryebashkiakëve më të vjetër socialistë është edhe Qazim Sejdini, i cili nuk do të garojë më për Bashkinë e Elbasanit, të cilën e ka drejtuar prej vitit 2007.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Balla, i ftuar në studion e “Open” i cili shprehet se është vetë Sejdini ai që ka vendosur të mos jetë më kandidat për kreun e Bashkisë së Elbasanit.
“Qazim Sejdini ka vendosur që të mos jetë më kandidat në krye të Bashkisë së Elbasanit. Është një vendim i tij personal”, tha Balla, që theksoi se kandidatë në të 61-të Bashkitë i cakton baza e PS.