Zgjedhjet, KAS vendos: Fletvotim me numra jo me emra

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit. Ky vendimi rrëzoi kërkesën e Komisionerit Shtetëror dhe Partisë Demokratike që të kishim identifikimin e kandidatëve në fletën e votimit, ndërkohë që Partia Socialiste preferoi fletëvotimin me numra dhe jo me emër e mbiemër.

Vendimi i KAS për fletën e votimit të 25 prillit u padit nga PD. KAS e rrëzoi kërkesën e demokratëve për fletë vertikale dhe pranoi atë të PS për kandidatë me numra.

Ndërkaq, PD shënoi padi edhe vendimin për logon e Bindjes Demokratike të Astrit Patozit, pasi ka konstatuar ngjashmëri me të sajën, fakt që, sipas PD-së, mund të krijojë konfuzion në fletën e votimit.

‘’Çështja e fletës së votimit ndikon drejtpërdrejt tek zgjedhjet, dhe listën e kandidatëve. Meqenëse nuk ka kërkime të tjera, nga padia që kemi ngritur, vlerësojmë që kërkesa i plotëson kriteret e ligjit për t’u pranuar nga ana e Gjykatës.’’ tha përfaqësuesit i PD-së në KQZ, Ivi Kaso.

Ndërkohë, PS i ka mbetur stoike qëndrimit se fleta e votimit të 25 prillit duhet të jetë me numra, pasi ndihmon në përshpejtimin e rezultatit për të nxjerrë më shpejt votuesin, teksa ndikon edhe tek madhësia e fletës.