Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Zgjedhjet e Kosovës, i hapin rrugën reformave dhe stabilitetit rajonal

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Zgjedhjet e Kosovës, i hapin rrugën reformave dhe stabilitetit rajonal

Nga: Alec Mally “New Europe”

Zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, të gjashtat në14 vitet e fundit, nxorën fitimtare partinë opozitare Vetëvendosje, që zuri vendin e parë me 48 për qind të votave, duke i dhënë asaj sërish mundësinë për të krijuar një koalicion qeverisës me të paktën 61 deputetë në parlamentin me 120 vende.

Pjesëmarrja në votime ishte rreth 47 për qind. Këto janë zgjedhjet e dyta ku Vetëvendosja merr përqindjen më të lartë të votave nga gjithë të tjerët, kjo parti drejtoi një qeveri koalicioni jetëshkurtër në Kosovë pas zgjedhjeve të tetorit 2019.

Në këto zgjedhje, partia Vetëvendosja e orientuar nga reformat, e së majtës së qendrës por fuqimisht nacionaliste, u rendit shumë më lart së sa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e qendrës së djathtë, e cila mori vetëm 17 për qind të votave.

Dhe jo krejtësisht pa arsye, pasi PDK drejtohet aktualisht nga ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, teksa dy zyrtarët e saj të lartë, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ndihmësi i tij i ngushtë Kadri Veseli dhanë dorëheqjen për t‘u përballur me akuzat për krime lufte në Hagë.

Partia qeverisëse konservatore e Kosovës deri në këto zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), mundi të marrë vetëm 13 për qind të votave -renditja më e dobët ndonjëherë e kësaj partie historike e themeluar dikur nga figura kryesore e pavarësisë së Kosovës Ibrahim Rugova në vitin 1989. Kryetari i LDK, Isa Mustafa njoftoi shumë shpejt dorëheqjen e tij.

Udhëheqësi dinamik i Vetëvendosjes dhe ish-kryeministri Albin Kurti, i parë gjerësisht si një sfidant i diskutueshëm i establishmentit politik, tha në fjalimin e fitores se“kjo fitore e madhe, është një mundësi për të ndërmarrën ndryshimet që duam”.

Ai la të kuptohej se nuk ka ndërmend të formojë një kabinet koalicioni me kundërshtarët që kanë humbur. “Ne do të presim numërimin e të gjitha votave, dhe sigurisht që do të kemi një qeveri të re pa përfshirë ata që duhet ta reformojnë veten e tyre në opozitë”-theksoi Kurti.

Zgjedhjet e parakohshme u shkaktuan në dhjetorin e vitit të kaluar, kur Gjykata Kushtetuese e vendit vendosi që qeveria e koalicionit e udhëhequr nga LDK (në atë kohë kryeministër ishte Avdullah Hoti) ishte e paligjshme, sepse ishte miratuar me ndihmën e votës së një deputeti të dënuar, dhe për këtë ishte e pavlefshme nga kushtetuta.

Vota e deputetit Etem Arifi, ishte njëra nga 61 votat e nevojshme për të miratuar qeverinë Hoti të drejtuar nga LDK, që u zgjodh me numrin minimal absolut në parlamentin me

120 vende. Ankesa para gjykatës u bë nga partia e atëhershme e opozitës Vetëvendosje, e cila pretendoi se vota e Arifit ishte antikushtetuese,pasi ai ishte dënuar me burg për një 1-3 muaj me akuzën e mashtrimit.

Ironikisht vetë Kurtit iu ndalua të kandidojë si deputet, për shkak të të njëjtit vendim të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi qeverinë Hoti. Kurti dhe ish-ministrja e tij e drejtësisë nga Vetëvendosja, Albulena Haxhiu, u dënuan me burg me kusht në janarin e vitit 2018 për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e parlamentit.

Negociatat e koalicionit për formimin e një qeverie të udhëhequr nga Vetëvendosja, pritet që të zgjasin disa javë, ndërsa Kurti ka përjashtuar paraprakisht një qeveri të re me aleat ndonjë nga partitë e mëdha. Pas zgjedhjeve të së dielës, Kurti mund të ketë numrin e deputetëve që i duhen partisë së tij për të pasur një qeveri funksionale.

Kandidatët kryesorë për një koalicion të ri, janë pakica serbe e Kosovës, e cila ka 10 vende në parlament, ndërsa 10 vende të tjera u përkasin pakicave të tjera të vogla etnike. Një kombinim i këtyre grupeve, do të ishte problematik për disa, por gjithsesi i mundshëm.

Kurti është cituar në intervista të ndryshme mediatike, të jetë shprehur se formimi i një ekipi negociues për dialogun me Serbinë nuk do të jetë një përparësi për qeverinë e tij.

Por ndërkohë presioni ndërkombëtar për të ecur përpara me këtë dialog po rritet. Duke paraqitur disa nga idetë e tij të reja, Kurti tha për AFP se “dialogu midis Serbisë dhe Kosovës, duhet të ndryshojë në të mirë të vendeve tona. “Ne duhet të diskutojmë me Serbinë sinqerisht, hapur, seriozisht, ndërsa njerëzit e të dy vendeve duhet të jenë përfituesit përfundimtarë”- theksoi ai.

Kurti theksoi më tej se bisedimet nuk duhet të fokusohen mbi mënyrën se si të “kompensohet” Serbia për humbjen e ish-provincës së saj. Ndërkohë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Prajs tha në konferencën e rregullt për shtyp të

16 shkurtit se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht dialogun e lehtësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë, që synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të raporteve, e cila duhet të përqendrohet në njohjen reciproke”.

Ndërsa përgëzoi qeverinë e re për zgjedhjet paqësore, Prajs tha:“Ne do ta inkurajojmë qeverinë e re që t’i japë prioritet këtyre negociatave”.Ndërkohë në një mesazh me rastin e pavarësisë së Kosovës, presidenti i SHBA-së Xho Bajden tha se Kosova ka një “vend të veçantë”në familjen e tij, për shkak të kohës që djali i tij i ndjerë Bio kaloi në vendin e shkatërruar nga lufta në një projekt për të forcuar sundimin e ligjit atje.

Qasja e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë e administratës Biden është krejt e ndryshme nga ajo e parë nën ish-presidentin Donald Trump, që kishte dërguar një nga njerëzit e tij më të pamëshirshëm si “të dërguar special” për dialogun Kosovë-Serbi. Ambasadori Riçard Grenëll, ndërmjetësoi arritjen e 2 marrëveshje kryesisht të pazbatuara për liberalizimin e transportit midis dy vendeve.

Marrëveshja e shtatorit 2020 mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike,përfshiu një dispozitë ku Kosova dhe Izraeli njohën reciprokisht njëra-tjetrën. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan thuhet se u zemërua nga njoftimi i Kosovës për njohjen e ndërsjelltë me shtetin e Izraelit, ndërsa ka bërë në heshtje disa kërcënime të papërcaktuara edhe para zgjedhjeve të së dielës.

Burimi i lajmit: https://www.neweurope.eu/article/kosovo-elections-chart-a-path-for-reform-and-regional-stability

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: reformastabilitet rajonalzgjedhjet ne kosove

TË LIDHURA

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore
Rajoni

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit
Aktualitet

“Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon për gjykim dy persona

15:01 | 09/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale
Rajoni

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Next Post
Deti lan luftërat

Nga doktori i mirë te vjedhësi i kuajve

Tre pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Koronavirusi: Mbi 1 mijë raste të reja, spitalet të tejmbushura

”Fryu erë dhe ngela shtatzënë”/ 25-vjeçarja habit me deklaratën e saj

''Fryu erë dhe ngela shtatzënë''/ 25-vjeçarja habit me deklaratën e saj







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com