Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka caktuar datën dhe orën për zhvillimin e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit.
Pas dështimit të dy seancave të para, u vendos që raundi i tretë të zhvillohet më 27 prill, në orën 15:00.
Mungesa e kandidatëve ka çuar në dështimin e dy raundeve, ndërsa Meta u shpreh se shpreson që opozita të reflektojë gjatë kësaj jave dhe të regjistrohet në zgjedhje.