Zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besart Jashari, dhe kandidati i listës së Partisë Demokratike të Ashkalinjve së bashku me disa persona të tjera të këtij subjekti politik dyshohet të kenë sulmuar fizikisht Fatmir Aliun.
Aliu i cili i takon Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, tha se ka qenë duke shkuar për të blerë bukë ndërsa ka dëgjuar të shara e më pas është sulmuar fizikisht.
“Unë shkova të blejë bukë dhe ka pas sharje e më pas janë ngritur i gjithë shtabi i tyre, kam rënë në tokë dhe kam ditë më asgjë. Unë nuk kam pas konflikt më herët më këta persona”, ka thënë ai për Klan Kosovën.