11 maj 2026 – Një aksident me mjet bujqësor i ka marrë jetën një 70 vjeçari në fshatin Dushk të Lushnjes. zetori me rimorkio është përmbysur në vendin e quajtur “Rruga e Rezervuarit”.
Paraprakisht, dyshohet se drejtuesi i zetorit ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes së fortë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.















