Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Zëri i Amerikës: Rama do jetë ministër për disa muaj, Kushtetuesja do kohë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zëri i Amerikës: Rama do jetë ministër për disa muaj, Kushtetuesja do kohë

Në Shqipëri, kryeministri Rama njoftoi sot se do të jetë ai vetë që do të mbulojë dhe detyrën e ministrit të ri të Jashtëm të vendit. Vendimi i tij vjen pasi javën e shkuar presidenti Ilir Meta refuzoi të emëronte kandidaturën e zotit Gent Cakaj. Një veprim që për qeverinë “është antikushtetues”, sikundër dhe mos shkarkimi i ministrit në detyrë Ditmir Bushati. Për të dy rastet, kryeministri Rama, u shpreh sot përmes një postimi në Twitter, se do t’i drejtohet Gjykatës së re Kushtetuese.

Aktualisht Gjykata është jashtë funksionit duke qenë se ka mbetur vetëm me një anëtar, Vitore Tushen, pasi të tjerët, një pjesë kishin dhënë më parë dorëheqjen, ndërsa një pjesë, përfshirë dhe kryetarin Bashkim Dedja, u rrëzua gjatë procesit të rivlerësimit.

Kompletimi i Gjykatës Kushtetuese me anëtarët e rinj do të dojë së paku disa muaj. Deri atëherë, siç nënvizon në postimin e tij, kryeministri Rama do të jetë “ de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”.

Përveç kërkesës për emërimin e tij, zoti Rama mësohet të ketë dërguar në presidencë dhe kërkesën e re për shkarkimin e zotit Bushati. Në këtë mënyrë duket se kapërcehet ngërçi i krijuar, ndonëse bëhet fjalë për një zgjidhje të përkohshme.

Vendimi i zotit Meta, shkaktoi një përplasje të fortë mes tij dhe kreut të Qeverisë. Në fundjavë, përmes një postimi në Facebook, zoti Meta u shpreh se “sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”. Sipas presidentit, Partia socialiste por dhe vendi kanë kapacitete dhe diplomatë të sprovuar të cilët mund të drejtojnë politikën e jashtme të vendit, duke venë në dukje në këtë mënyrë moshën e re dhe mungesën e përvojës së zotit Cakaj.

Kryeministri nga ana e tij, u përgjigj përmes një postimi në Twitter duke shkruar se nuk do të merret më me “një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit”, ndërsa shtoi se “Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade”. /VOA

 

TË LIDHURA

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit në burg, sot seanca në Apel për shqyrtimin e kërkesës  Veliajt
Aktualitet

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit në burg, sot seanca në Apel për shqyrtimin e kërkesës Veliajt

08:29 | 24/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Aktualitet

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Next Post
Protesta/ Pedagogët e Ekonomikut mbështesin studentët, dënojnë dhunën policore

Protesta/ Pedagogët e Ekonomikut mbështesin studentët, dënojnë dhunën policore

Tenisti i famshëm mbyll karrierën pas eliminimit nga “Australian Open”

Tenisti i famshëm mbyll karrierën pas eliminimit nga “Australian Open”

Dhunimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ramush Haradinaj

Haradinaj i bindur: Tarifën e heqim vetëm nëse na japin garanci për njohjen e Kosovës







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit në burg, sot seanca në Apel për shqyrtimin e kërkesës  Veliajt
Aktualitet

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit në burg, sot seanca në Apel për shqyrtimin e kërkesës Veliajt

by mirseda
08:29 | 24/02/2026
0

Sot Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë....

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 shkurt 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 shkurt 2026

08:26 | 24/02/2026
Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

22:49 | 23/02/2026
Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com