Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

8 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

Zegjine Çaushi humbi për disa orë mandatin e deputetes pas përfundimit të rinumërimit të votave për Qarkun e Fierit.

Por në orët e mbrëmjes, kandidatja fituese Maldrita Bardho njoftoi se nuk do ta pranonte mandatin pavarësisht se kishte marrë 10 vota më shumë se Çaushi. Gjithcka u paralajmërua nga drejtuesja politike e qarkut Belinda Balluku e cila në një prononcim për BIRN, la të kuptohej qartë se profili që i intereson Edi Ramës për ta çuar në Parlament është pikërisht Zeqine Çaushi.

Procesi i rinumërimit, në qarkun e Fierit solli ndryshime në shpërndarjen e mandateve brenda kampit socialist. Zeqine Çaushi, fillimisht humbi mandatin e deputetes në qarkun e Fierit, i cili i kaloi për disa orë kandidatës tjetër, në listën e hapur të partisë socialiste, Maldrita Bardho. Ashtu siç pritej, diferenca e ngushtë mes dy kandidateve solli një rrokadë, në listat e socialistëve pasi nga procesi i rinumërimit, rezultoi se Zeqine Çaushi kishte përfituar 48 vota që nuk i takonin. Por gjithcka ndryshoi në orët e mbrëmjes. Në mënyrë të papritur deputetja që rezultoi fituese pas rinumërimit, Maldrita Bardho njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se e refuzonte mandatin e deputetes në favor të Zeqine Çaushit.

Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zeqine Çaushi, Zeqinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë.
Megjithatë ky akt i deputetes fituese pas rinumërimit Maldrita Bardho, duket se nuk është bërë me vullnetin e saj. Rezultati që doli nga rinumërimi nuk i ka pëlqyer drejtueses së gjithpushtetshme politike të Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit, zv.kryeministres Belinda Balluku. Në një prononcim për rrjetin BIRN, Balluku la të kuptohej qartë që kandidatja e preferuar e saj dhe e kryetarit Rama për të qenë në Parlament është Zeqine Çaushi dhe jo Maldrita Bardho.
Rasti i 10 votave diferencë mes Maldrita Bardhos dhe Zeqine Çaushit, sigurisht do të jetë një çështje që do të mbetet në diskrecionin e plotë të kandidateve për të proceduar më tej.

Pak orë pas kësaj deklarate të Belinda Ballukut, Maldrita Bardho refuzoi mandatin. Duket qartë se një personazh si Zeqineja është profili i preferuar i Edi Ramës për t’i humbur çdo lloj serioziteti sallës më të rëndësishme politike të vendit, të cilën Edi Rama e frekuenton 1 herë në 6 muaj, dhe në funksion të këtij plani, shefi i qeverisë përmbysi edhe vullnetin e votuesve të Partisë së tij të cilët kishin votuar për një kandidate tjetër. Nga ana tjetër rinumërimi i kutive të qarkut të Fierit, dëshmoi trafikimin e fortë të votave brenda kampit të Partisë Socialiste, ku kampion për përvetësimin e votave doli Ceno Klosi, i cili më 11 maj, kishte përfituar 831 vota më shumë se sa i takonin.

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Next Post
Temperatura deri në 39 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 39 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Midis Farage dhe Ramës, u qëlluan fjalë, por u “plagosën” njerëz

Midis Farage dhe Ramës, u qëlluan fjalë, por u “plagosën” njerëz







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com