Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Zbuloni si është jeta në një qytet ku vepron banda MS-13

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Zbuloni si është jeta në një qytet ku vepron banda MS-13

Long Island, në një distance të shkurtër nga qyteti i Nju Jorkut, është në fokusin e zotimit të Presidentit Trump për të zhdukur bandën e njohur si Mara Salvatrucha, ose MS-13. Banda famëkeqe njihet kryesisht për format mizore të vrasjeve, se sa për numrin e të vrarëve. Por në një qytet të prekur nga kjo bandë, banorët janë skeptikë se grupi që vepron në brigjet lindore për pothuajse 40 vjet, mund të zhduket lehtësisht pa dëmtuar komunitetin e madh të imigrantëve.

MS-13 u zgjerua nga Kalifornia në fillim të viteve 90-të për të gjetur strehë në qytezën turistike Freport në zonën Long Island të shtetit të Nju Jorkut.

“Trumpi erdhi në Shtëpinë e Bardhë dhe po bëhet gjithë kjo zhurmë euforike për bandën, kur ka vite që njerëzit po vdesin në duart e MS-13.”

Cory Brewer, i cili u rrit në qytezën Freport, kujton disa vrasje të njohura të bandës MS-13 që nga viti 2000. Në tetor u gjetën mbetjet e viktimës së fundit nga ky qytet në një park aty pranë duke trazuar banorët e kontesë Nasau. Patrik Ryder drejton departamentin e policisë në kontenë Nasau.

“Një vit më parë MS-13 vrau 6 të rinj në kontenë Nasau. Njëri nga viktimat u qëllua në fytyrë, tjetri pas koke, ndërsa katër të tjerët u therën me hanxharë. Ata i groposën në varre të cekëta në të gjithë qarkun.”

Në një takim pune me zyrtarët e shtetit të Nju Jorkut në Long Island, Presidenti Trump përdori për herë të tretë gjatë një jave një frazë të debatueshme ndaj pjestarëve të bandës MS-13.

“Ata nuk janë njerëz, por kafshë. Ndaj ne duhet të jemi shumë, shumë të ashpër.”

Mbështetësit në Long Island thonë se janë të shqetësuar për lagjet fqinje imigrante që zakonisht kanë qënë objekt dhune edhe pse mund të mos jenë të frikësuar për veten e tyre. Patricia Dwyer jeton në Long Island.

“Vijnë këtu me mendimin se janë të sigurtë dhe do të punojnë e të marrin shtetësinë. Banda po terrorizon komunitetet e veta. Emigrantët nuk kanë ardhur këtu që të përjetojnë të njëtat gjëra si në vendin nga erdhën. Amerika nuk është kështu.”

Të tjerët vënë në pikpyetje sinqeritetin e qëllimit të zotit Trump për të siguruar komunitetet e tyre. Gabriela Andrade është organizuese komuniteti.

“Nuk e kuptoj se përse njerëzit nuk shqetësohen kur flitet për vrasje. Mos ka të bëjë me racën? Më duket se po. A është sepse ne jemi latinë dhe kemi lëkurë ngjyrë kafe?”

Në qytezën Freport, disa banorë mbetën skeptikë rreth zgjidhjes së situatës nga presidenti, ose të paktën pa shkaktuar dëme tek komuniteti më i madh. Dave Pinero banon në Long Iland.

“Nëse arrin diçka, pastë bekimin e Zotit. Por nuk e di si dikush mund t’i ndalojë këto që ndodhin.”

Një banor tjetër i zonës Long Iland, Cory Brewer thotë se :

“Për mua kjo është një tjetër mënyrë për të justifikuar ndërhyrjen në privacinë e të tjerëve. Të shikosh mundësinë nëse mund të dëbosh dikë jashtë vendi.”

Javier Lechuga nga Kolumbia ka 26 vjet që banon në Freport. Ai argumenton se vitet e fundit MS-13 është bërë më pak e rrezikshme brenda qytezës. Një lehtësim për babain e një 17 vjeçari. Ai e mirëpret idenë e zhdukjes së bandës.

“Kur imigrantët bëjnë gjëra të këqija, mendoj se çdo shtet merr masa. Nuk mendoj se Amerika bën përjashtim.”

Por Javier Lechuga shtron pyetjen se si mund të zhduket një grup i dhunshëm pa dëmtuar popullsinë hispanike që zbaton ligjin, siç është familja e tij. Ai e sheh djalin e tij si shembull suksesi që vjen nga familjet emigrante punëtore, voa.

“Djali im është i dalluar në shkollë. Një çertifikatë nderi mban nënshkrimin e Presidentit Trump. Kjo më bën krenar sepse po të flitet për komunitetin tim, djali im është shembull i së mirës dhe jo reputacionit që nganjëherë u atribuohet imigrantëve.”

Zoti Lechuga thotë se edhe të tjerë ndajnë mendim të ngjashëm për të kontribuar në shoqëri. Ndërsa ata që nuk shkëlqejnë në shkollë, thotë ai, ajo që shpesh kanë nevojë, është ndihma.

Tags: BandajetaMS-13qytetvepronZbuloni

TË LIDHURA

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

22:44 | 09/07/2025
Next Post
Zbulohen planet për një takim të mundshëm Trump-Putin

Zbulohen planet për një takim të mundshëm Trump-Putin

Francezët në mbështetje të Balotellit: Lëkura e zezë…

Francezët në mbështetje të Balotellit: Lëkura e zezë...

Pasi zbuloi se kishte kancer, milioneri dhuroi pasurinë për bamirësi

Pasi zbuloi se kishte kancer, milioneri dhuroi pasurinë për bamirësi

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com