Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Zbuloni në kohë melanomën, kontrollet që duhen kryer

8 vjet ago
in Të Gjitha

Melanoma zakonisht shfaqet mes moshës 30 – 60 vjeç dhe përbën 2-3% të tumoreve. Me termin melanomë kuptohet kanceri i lëkurës, i cili e ka origjinën nga melanocitet; qelizat që kanë si funksion të tyre prodhimin e melaninës, substancës përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës. Mund të formohet në zonat më të errëta të epidermës, ku ka ose nuk ka nishane.

Melanomat përgjithësisht klasifikohen në katër faza (nga I në IV), ndërsa faza 0 tregon stadin fillestar që ndikon vetëm në shtresën e sipërme të lëkurës.

Njihni shkaqet

Faktorët që mund të shkaktojnë zhvillimin e melanomës janë të shumta. Nuk duhet nënvlerësuar prania e nishaneve dhe sidomos atyre të reja. Një zile alarmi mund të jetë prania e më shumë se 100 nishaneve. Djegiet nga dielli në fëmijëri dhe në adoleshencë dhe ekspozimet e tepruara në diell janë faktorë rreziku të një rëndësie të veçantë. Qëndrimi për një kohë të gjatë në diell, mund të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë një transformim të tumorit. Ndaj kini parasysh se edhe nxirja artificiale me llamba solar duhet të bëhet me shumë kujdes. Një rëndësi të madhe kanë karakteristikat gjenetike, një sistem imunitar jo i mirë, historia familjare ose prania e të paktën një rasti tjetër me melanomë në familje.

Kur duhet të shqetësoheni

Përpara se të kryeni diagnoza më të thella, fillimisht duhet të bëni vetë një ekzaminim të lëkurës. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është pas dushit, në një dhomë të ndriçuar mirë. Kur një nishan, i formuar kohët e fundit ose ekzistues ka marrë gjithmonë një formë të ndryshme, të parregullt, ndryshon ngjyrën, rritet, shkakton kruarje dhe ka një formë të dhëmbëzuar.  Mjeku dermatolog në këto raste ju këshillon për një ekzaminim më të detajuar.

Diagnostikimi

Dermatologu do të kryejë një vizitë të të gjithë nishaneve të vjetër dhe të rinj në trup, duke vlerësuar historinë familjare dhe praninë e shenjave apo simptomave të melanomës së lëkurës. Për të qenë të sigurtë se jeni duke u përballur me një rast të kancerit, është absolutisht e nevojshme që nishani dhe zona e dyshimtë të hiqen në mënyrë kirurgjikale përmes një biopsie. Një ekzaminim histologjik do të bënte të mundur konstatimin e pranisë së qelizave kancerogjene. Rezultati i ekzaminimit bën të mundur përcaktimin e dendësisë së qelizave kancerogjene dhe llojin e melanomës për të vijuar me planifikimin e ndërhyrjeve të mëtejshme. Diagnostikimi imazherik; si skaneri dhe rezonanca magnetike përcaktojnë nëse ekziston dhe ku është përhapur sëmundja.

Parandalimi

Ka sjellje të cilat mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të melanomave. Eshtë i domosdoshëm ekspozimi në mënyrë të moderuar në diell që në moshë të hershme, veçanërisht duke shmangur orët më të nxehta dhe duke minimizuar përdorimin e nxirjes artificiale me llamba solar. Në diell është e këshillueshme të mbani kapele, syze dielli dhe kremra mbrojtës. Është e rëndësishme që të kontrolloni periodikisht vetveten: vetekzaminimi ndonjëherë mund të bëjë të mundur identifikimin e ndryshimeve në kohë dhe ndërhyrjen në periudhën më të shkurtër të mundshme. Rekomandohet ekzaminimi i lëkurës çdo tre vjet midis moshave 20 deri në 40 vjeç dhe një ekzaminim i përvitshëm pas moshës 40 vjeç.

Trajtimi

Sot është e mundur që të zgjedhim midis operacionit që shpesh trajton në mënyrë përfundimtare sëmundjen në fazën fillestare. Radioterapia përdoret për të kuruar melanomën që shfaqet pas një trajtimi tjetër ose si terapi ndihmëse pas operacionit. Kimioterapia në përgjithësi nuk është shumë efikase, por mund të jetë e dobishme në lehtësimin e simptomave në fazat e avancuara. Ka edhe vaksina dhe terapi të targetuara, ndërsa gjithnjë e më shumë janë duke u studiuar strategji të tjera imunoterapeutike.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë Dermatolog, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në:  rezervime.spitaliamerikan.com 

Burimi: www.spitaliamerikan.com

Tags: Kontrolletkryermelanomënnë kohëqë duhenZbuloni

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Dalje e gabuar e portierit dhe Suarez nuk fal (Video)

Flet për herë të parë nëna e Messit: Vuajmë dhe qajmë të gjithë... (Video)

“Vendimet për Shqipërinë i merr BE-ja pa na pyetur, ose Rama ...”







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com