Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Zbuloni fituesit e “Çmimit AIITC” për vitin 2018

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Zbuloni fituesit e “Çmimit AIITC” për vitin 2018

Pas një rrugëtimi të gjatë e të suksesshëm, “Çmimi AIITC” vjen në edicionin e tij të 11, në një stil krejt ndryshe, plot finesë e origjinalitet, duke sjellë për elitën intelektuale shqiptare prurjet më të mira të vitit në fushën e studimeve, letërsisë dhe artit pamor.“Çmimi AIITC” është një nxitje e fuqishme për krijuesit, shkrimtarët, intelektualët dhe studiuesit të cilët japin një kontribut të vyer në pasurimin e kulturës shqiptare.

Mungesa e një kritike të mirëfilltë, aktive dhe të konsoliduar, në fushën e krijimtarisë artistike e kulturore, e bëri të domosdoshëm mbajtjen e këtij evenimenti, në të cilin testohen prurjet e një viti dhe krijohet një orientim i qartë drejt vlerave të mirëfillta dhe mesazheve të dobishme për shoqërinë shqiptare. Për 11 vjet me radhë u vunë në garë qindra autorë nga të gjitha trevat shqipfolëse, duke u konsoliduar vit pas viti. Veprat e sjella në konkurs pasqyrojnë më së miri realitetin shqiptar, historinë, traditat, kulturën dhe botën shpirtërore të popullit shqiptar.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u organizua në Muzeun Historik Kombëtar, me pjesëmarrjen e gjerë të personaliteteve nga bota e politikës, diplomacisë, shkencës, kulturës e artit. Në fjalën e hapjes drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, Prof. Dr. Ardian Muhaj, falënderoi qindra krijues, autorë librash e piktorë që kanë marrë pjesë në këtë konkurs gjatë 15 viteve dhe theksoi se veprat e paraqitura përbëjnë një gjerdan vlerash që dëshmojnë më së miri se puna dhe këmbëngulja, kur i bashkohen talentit, janë jo vetëm gurrë vlerash, por edhe burim shprese për shumë talente që kanë nevojë për inkurajim, për mbështetje e vlerësim. Sipas tij, gjeografia e gjerë e pjesëmarrësve në konkurs është tregues i tejkalimit të kufijve politikë e kulturorë mes trojeve mbarë shqiptare.

Ceremoninë e ndarjes së çmimeve e përshëndeti edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i cili vlerësoi kontributin e AIITC në evidentimin e veprave cilësore, promovimin e studiuesve dhe talenteve të reja.

Çmimi AIITC ndahet në tri kategori: libri më i mirë i vitit në fushën e shkencës dhe kulturës islame, peizazhi më i bukur në penelat e piktorëve shqiptarë dhe krijimtaria më e arrirë nga moshat e reja. Veprat dhe punimet që u paraqitën për konkurrim në periudhën kohore të një viti, u vlerësuan nga juritë përkatëse të secilës kategori, të cilët shpallën fituesit në këtë ceremoni.

Për t′i njohur të pranishmit me arritjet dhe evoluimin e “Çmimit AIITC” ndër vite, u shfaqe dhe një material filmik ku u shfaq një pasqyrim në retrospektivë i këtij eventi.

Vit pas viti numri i konkurrentëve është rritur ndjeshëm, po kështu edhe niveli artistik e shkencor i krijimtarisë së paraqitur, gjë e cila e bën edhe më të vështirë dhënien e “Çmimit AIITC”. Megjithatë, mes dhjetëra krijimtarive të paraqitura, juria e kategorisë sëlibrit më të mirë të vitit në fushën e shkencës dhe kulturës islame, e kryesuar nga Prof. Emil Lafe, shpalli fitues të vendit të parë librin me titull “Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale prej shekullit XVIII deri në fillimet e Rilindjes Kombëtare” të autoritNehat Krasniqi, me motivacionin: “Vepër shkencore përgjithësuese, e mbështetur gjerësisht në burime arkivore dhe në studime të mëhershme, që hedh dritë të re mbi gjendjen, zhvillimet dhe tiparet e kulturës sonë shpirtërore, letrare e materiale”.

Një nga momentet më interesante tëceremonisë së ndarjes së çmimeve “AIITC 2018”, si çdo vit, ishte ekspozita e pikturave pjesëmarrëse në kategorinë “Peizazhi më i bukur në penelat e piktorëve shqiptarë”, ku të pranishmit soditën mes fantazisë dhe frymëzimit të piktorëve të talentuar, duke i vlerësuar personalisht punimet e tyre.Fituesi i kësaj kategorie u shpall piktori Veli Blakçorime peizazhin “Abstraksion”. Kryetari i jurisë Buron Kacelishpalli fituesin me motivacionin: “Vepër diptike e karakterit abstrakt konceptual, ku përmes një game shpresëdhënëse të tëgjelbërave dhe një ritmi plot muzikalitet, artisti shpreh cilësisht profesionalizmin e tij të lartë”.

Një interes i veçantë në konkursin e Çmimeve AIIT i kushtohet krijuesve të rinj e të talentuar, duke synuar promovimin dhe motivimin e tyre, për të sjellë vlera në fushën e letrave shqipe. Për kategorinëe krijimtarisë më të arrirë për moshat e reja, në prozë e poezi, me temë: “E bukura në shpirt dhe në jetë”, kryetari i jurisë Agim Baçi shpalli fituese zonja Arbëria Abdushi, me motivacionin: “Për një stil poetik që fton braktisjen e jetës së cekët dhe ftesën për një endje drejt së plotës dhe vetes”.

Ndërsa akademiku, Prof. Dr. Rexhep Meidani, pjesëmarrës në këtë konkurs me veprën e tij “Rendi global dhe shteti komb”, u nderua me një çmim të veçantë, me motivacionin: “Vepër e rëndësishme filozofike-politike që trajton me thellësi dhe origjinalitet disa koncepte bazë të jetës shtetërore e kombëtare, të vështruara edhe nga përvoja historike dhe nga perspektiva e zhvillimit të shoqërisë shqiptare”.

Në mbyllje të kësaj ceremonie, të pranishmit iu bashkuan koktejit të organizuar me këtë rast, ku patën mundësinë të shkëmbejnë mbresat dhe ndjesitë pozitive që u la kjo ceremoni. Tradita 11-vjeçare dhe eksperienca e fituar gjatë këtij rrugëtimi, janë një shtysë mjaft e madhe për Institutin Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, në konsolidimin e mëtejshëm këtij eventi, duke nxjerrë në pah vlerat më të mira në morinë e krijimeve shkencore e kulturore nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Tags: “Çmimit AIITC”2018fituesitvitinZbuloni

TË LIDHURA

Dosja e SPAK për Ballukun, reagon Kuvendi: USBme materialin sekret është në kasafortën e protokollit
Aktualitet

Dosja e SPAK për Ballukun, reagon Kuvendi: USBme materialin sekret është në kasafortën e protokollit

14:46 | 17/12/2025
“Duhet të jetë në mbledhje për buxhetin”, SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Aktualitet

“Duhet të jetë në mbledhje për buxhetin”, SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës

14:36 | 17/12/2025
Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë.
Aktualitet

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë.

13:33 | 17/12/2025
Next Post
Ambasada italiane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për emigrantët

Ambasada italiane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për emigrantët

U harruan premtimet e ç’armatimit, bota drejt luftës bërthamore

“Të kishe dhënë dorëheqje, do ishe futur në histori”, Nikolla: Kam akoma për të bërë

U harruan premtimet e ç’armatimit, bota drejt luftës bërthamore

U harruan premtimet e ç’armatimit, bota drejt luftës bërthamore







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Venezuela denoncon urdhrin e Trump: Bllokimi i anijeve është kërcënim luftënxitëse
Bota

Venezuela denoncon urdhrin e Trump: Bllokimi i anijeve është kërcënim luftënxitëse

by mirseda
14:49 | 17/12/2025
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar një bllokadë totale të të gjitha cisternave të naftës të...

Dosja e SPAK për Ballukun, reagon Kuvendi: USBme materialin sekret është në kasafortën e protokollit

Dosja e SPAK për Ballukun, reagon Kuvendi: USBme materialin sekret është në kasafortën e protokollit

14:46 | 17/12/2025
Presidentja e Kosovës, Osmani: Vlerësojmë rolin e Trump në mbështetjen e paqes në Ballkan

Presidentja e Kosovës, Osmani: Vlerësojmë rolin e Trump në mbështetjen e paqes në Ballkan

14:40 | 17/12/2025
“Duhet të jetë në mbledhje për buxhetin”, SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës

“Duhet të jetë në mbledhje për buxhetin”, SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës

14:36 | 17/12/2025
“Oferta e planit të paqes skadon nëse…”, The Telegraph: SHBA-të i vendosin ultimatum Ukrainës

“Oferta e planit të paqes skadon nëse…”, The Telegraph: SHBA-të i vendosin ultimatum Ukrainës

13:53 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com