Shkencëtarët kanë zbuluar se ekzoplaneti i largët, i njohur si K2-18b, është një planet i përsosur, ku mund të ketë jetë njësoj si në tokë.
Studimi u krye nga studiues në Universitetin e Teksasit dhe Universitetin e Montrealit, të cilët përdorën të dhëna nga Observatori Europian Jugor.
Ata zbuluan që K2-18b ka një planet motër që ata kanë quajtur K2-18c. Të dy planetët orbitojnë një yll të kuq xhuxh i quajtur K2-18 dhe bien brenda zonës së banueshme të yllit.
Planeti K2-18b është vetëm 111 vite dritë larg dhe ka kushte ideale për jetesën e alienëve.
Ekipi tani po shpreson që kur teleskopi James Webb i NASA-s të niset në 2019-ën, të mund të studiohen ekzoplanetët në detaje shumë më të mëdha.