Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Zbulohet skema e tjetërsimit të tokave në Razmës

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Zbulohet skema e tjetërsimit të tokave në Razmës

Prokuroria e Shkodrës sekuestroi së fundmi 25 mijë metra katrorë tokë pyll në zonën turistike të Razmës, ndërsa paralajmëroi se një numër zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh publikë ishin në hetim për tjetërsimin e saj. Por sipas njoftimit për shtyp të prokurorisë, kjo është më pak se gjysma e sipërfaqes së dyshuar si e përfituar përmes falsifikimit, e cila në total kap 53 906 metra katrorë.

Pjesa tjetër, siç mësoi BIRN në zyrat e hipotekës në Malësinë e Madhe është tjetërsuar përmes shit-blerjeve dhe është regjistruar më pas në emrat e blerësve, ç’ka duket se e ka komplikuar hetimin. Një zyrtar i ZVRPP-së lokale që kërkoi të mos identifikohej i tha BIRN se aty ishin identifikuar tashmë 67 pronarë, një pjesë e të cilëve sipas tij edhe kishin ndërtuar në tokën objekt hetimi.

Rezultatet e para të hetimeve, të filluara në mars 2016 dhe  të bëra publike së fundmi kanë zbuluar se bëhet fjalë për një skemë të ngjashme falsifikimi dhe shitjesh në disa duar që është përdorur edhe në Vlorë, Kavajë, Rrogozhinë dhe Lezhë, me ndryshimin e vetëm se në vend të ligjit 7501 për ndarjen e tokës që ishte përdorur në këto raste, tjetërsuesit në Razmë kanë përdorur ligjet “për kthimin dhe kompensimin e pronës”.

Rreth 5.4 hektarët e tjetërsuar në Razmë janë vetëm një fragment i vogël i tjetërsimeve që prokuroritë në qarqe të ndryshme kanë zbuluar në vitet e fundit kryesisht në zona turistike, përfshi pjesë bregdetit të tjetërsuara si tokë bujqësore. Sipërfaqe të mëdha prone janë gjetur sipas prokurorisë të tjetërsuara në Vlorë, ku ende vijojnë proceset gjyqësore. Po ashtu rreth 23 persona u arrestuan, janë shpallur në kërkim apo janë nën hetim për tjetërsimet në Kavajë dhe Rrogozhinë, ku hetimet gjetën se ndër përfituesit fundorë të pronave ishte edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi.

Në Lezhë ndërkohë ndër të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” ishte dhe kryebashkiaku Fran Frrokaj, i cili tani po hetohet me masë sigurie “arrest shtëpie”.  Po ashtu në janar në Shkodër, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi dënimin e ish-kryekomunarit të Shalës dhe dy zyrtarëve të tjerë lokalë  dhe sekuestrimin e rreth 41 metrave katrorë në Theth. Çështja tani ndodhet në gjykim në Apel. Në Velipojë po ashtu gjykata vendosi një vit më parë sekuestrimin e 23 mijë metër katror tokë në fshatin Baks të Rrjollit, për të cilën ende vijojnë hetimet.

E ndërkohë që në ndryshin nga rastet e Kavajës dhe Lezhës, në të cilat tjetësimi është bërë përmes ligjit 7501, duke regjistruar pjesë ranore apo pyje si toka bujqësore, në rastin e Razmës prokuroria thotë se falsifikimi është bërë përmes Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.  “Hetimet treguan se vendimet e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për ish-pronarët në Malësi e Madhe, me anë të të cilëve janë kthyer 53 906 m2 tokë e llojit pyll në Razëm, janë të falsifikuara”, njoftoi Prokuroria në fund të prillit.

Përndryshe skema ndjek të njëjtat linja. Kështu BIRN mësoi se toka është përfituar nga persona që nuk janë me banim në Razmë, por në fshatin Vrith. Zyrtari i ZVRPP-së tha se ndryshimet ishin bërë në fillim të viteve 2000, ndërsa më pas ngjashëm me proceset e tjera të kësaj natyre, toka e përfituar është shitur në blerës të tretë.

Prokuroria njoftoi se jo e gjithë toka e dyshuar si e tjetërsuar ishte shitur.  Sipas prokurorisë, 25 mijë metra katrorë për të cilat u vendos sekuestroja në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër ishin ende “në emrin e dy personave që e kishin përfituar pronën” përmes këtyre vendimeve të falsifikuara.

Ndërkohë, për pjesën tjetër të pronës që dyshohet si e tjetërsuar përmes shit-blerjes, prokuroria i ka kërkuar ZVRPP së Malësisë së Madhe të nxirrte të dhënat e pronësisë. Një punonjës i kësaj zyre i tha BIRN se bazuar në regjistrat e tyre pjesa tjetër e tokës për të cilën prokuroria po heton  është tjetërsuar dhe ka aktualisht 67 pronarë të cilët e kanë rregjistruar atë në hipotekë.

Sipas tij, pronarët kryesisht nga Shkodra, por edhe nga zona të tjera të Malësisë së Madhe e kishin blerë tokën nga dy persona që e kishin përfituar atë përmes falsifikimeve prej Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronës në zonë. “Një pjesë e tyre kanë ndërtuar shtëpi aty”, tha zyrtari i ZVRPP-së.

Prokuroria ende nuk ka bërë publike emra personash nën akuzë, por në njoftimin për shtyp sqaroi se në hetim ishin disa funksionarë publikë, të cilët dyshohet  që kanë dhënë këto vendime si dhe përfituesit të pasuritë në mënyrë të paligjshme. Prokuroria tha se po hetonte për veprat penale të “Falsifikim i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./Reporter/

Tags: e tjetërsimitRazmësskematokavezbulohet

TË LIDHURA

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare
Aktualitet

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare

22:25 | 16/02/2026
Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë
Aktualitet

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

21:17 | 16/02/2026
U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje
Aktualitet

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

20:59 | 16/02/2026
Next Post
Kim Jong-un refuzoi cigaret në bisedimet e paqes

Kim Jong-un refuzoi cigaret në bisedimet e paqes

Jorida Tabaku: Vendi përmbytet, ai bën “show” në media

Tabaku: DASH e konfirmon, “ndërtimi dhe resortet sektori ku pastrohen paratë”

“Çernobili lundrues” nis rrugën nga Shën Petersburgu për Siberi

“Çernobili lundrues” nis rrugën nga Shën Petersburgu për Siberi







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare
Aktualitet

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare

by mirseda
22:25 | 16/02/2026
0

Anëtarë të familjeve të militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik, të cilët janë shtetas australianë, hipën në...

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

21:17 | 16/02/2026
U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

20:59 | 16/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com