Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Zbulohet shkaku i zhvleftësimit të euros

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Zbulohet shkaku i zhvleftësimit të euros

Bizneset e të gjitha kategorive kanë rritur përdorimin e valutës në transaksionet e tyre gjatë gjysmës së parë të vitit 2018 në krahasimin me te njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përdorimi i valutës si në shërbimet bankare dhe ato jashtë bankave nuk ka mundur të ndalet edhe pse tashmë Banka e Shqipërisë dhe autoritete të tjera të qeverisë janë angazhuar në një proces që synon deuorizimin e ekonomisë së vendit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë rreth 37.7 për qind e ndërmarrjeve të mëdha në vend pohuan se kryejnë aktivitetin tyre në valutë në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke pësuar një rritje me 2.6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Rritje të përdorimit të euros u vu re edhe në kategoritë e tjera të biznesit.

Në bizneset e mesme përdorimi i monedhës vendase, lekut, ne ra me 8.9 përqindje. Përdorimi i valutës ishte dominant për rreth 18 për qind të bizneseve të sektorit të mesëm nga 15.3 për qind që ishte në janar-qershor 2017. Gjithashtu është rritur edhe numri i bizneseve që më parë përdorimin vetëm lekë dhe tani përdorin edhe lekun edhe valutën për transaksionet e aktivitetit të tyre, pasi 21 % e bizneseve pohuan se i përdorin të dyja në krahasim me 14 % që ishin më 2017.

Përdorimi i valutës është zgjeruar edhe në bizneset e vogla, por me ritme më të ulta se në dy kategoritë e tjera. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se 15.8 për qind e bizneseve të vogla përdorin vetëm valutë në aktivitetin e tyre në raport me 15.4 për qind që ishin më 2017.

Gjithsesi Euroizimi i veprimtarisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vijon të mbetet i ulët, ku përkatësisht 68% e ndërmarrjeve të vogla dhe 59.4% e atyre të mesme deklarojnë se e kryejnë veprimtarinë plotësisht ose kryesisht në monedhën vendase. Ndërkohë, 37.7% e ndërmarrjeve të mëdha deklarojnë se e kryejnë veprimtarinë e tyre kryesisht ose plotësisht në valutë, por trendi i përdorimit të valutës nga biznesi ka pësuar rritje këtë vit në raport me 2017-en.

Banka e Shqipërisë nisi këtë vit aplikimin e një pakete masash që synonin të dekurajonin përdorimin e euros fillimisht për depozita dhe kredi në banka, por treguesit e monitoruar deri në fund te qershorit 2018 tregojnë se nuk ka një përmirësim në sjelljen e konsumatorëve shqiptarë, përkundrazi depozitat dhe kreditë në euro janë rritur më tej

Vetë Banka e Shqipërisë në një analizë të posaçme këtë qëllim evidentoi se, bazuar në ecurinë e gjashtëmujorit të parë 2018, vërehet një rritje e lehtë peshës së depozitave në valutë ndaj totalit të depozitave, nga niveli 52.3% në 53.2%.

Banka raporton se, niveli aktual i raportit të depozitave në valutë të sektorit privat, ndaj totalit të depozitave pranë sektorit bankar vijon të jetë dukshëm më i lartë se niveli mesatar i këtij raporti për vende me ekonomi të ngjashme si Shqipëria.

Gjithashtu portofoli i kredisë për sektorin privat ka njohur rritje të lehtë të peshës së kredisë në valutë. Në fund të qershorit 2018, kreditë në valutë ndaj totalit shënonin 57.2%, me rritje prej 0.6 pikë përqindjeje krahasuar me gjashtë muaj më parë. Megjithëse kredia e pambrojtur ndaj rrezikut të kursit të këmbimit ka njohur rënie gjatë periudhës, ajo vijon të ketë një peshë të konsiderueshme në portofolin e kredisë në valutë./ Monitor

Tags: i zhvleftësimitshkakutë euroszbulohet

TË LIDHURA

Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:48 | 29/10/2025
Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Tre ditë më parë i varrosëm nënën
Aktualitet

Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Tre ditë më parë i varrosëm nënën

14:47 | 29/10/2025
Prokuroria e Lezhës informacion zyrtar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin
Aktualitet

Prokuroria e Lezhës informacion zyrtar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin

14:35 | 29/10/2025
Next Post
Kush është amerikania, që e çliroi Kosovën nga “kthetrat” e Serbisë

Kush është amerikania, që e çliroi Kosovën nga “kthetrat” e Serbisë

Avokati sqaron procedurat: Ja si mund të merrni shtetësinë amerikane përmes prindit

A keni pyetje për Lotarinë Amerikane? Ambasada: Ja çdo ndodhë sot

Avionë, anije e blinda për skrap; Hapet ankandi nga Ministria e Mbrojtjes

Avionë, anije e blinda për skrap; Hapet ankandi nga Ministria e Mbrojtjes







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

by mirseda
14:48 | 29/10/2025
0

Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës. Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe...

Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Tre ditë më parë i varrosëm nënën

Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Tre ditë më parë i varrosëm nënën

14:47 | 29/10/2025
Prokuroria e Lezhës informacion zyrtar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin

Prokuroria e Lezhës informacion zyrtar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin

14:35 | 29/10/2025
U përfituan nga aktivitet kriminal, sekuestrohen 84 mijë metra katror pasuri të paluajtshme në Lezhë

U përfituan nga aktivitet kriminal, sekuestrohen 84 mijë metra katror pasuri të paluajtshme në Lezhë

13:50 | 29/10/2025
20-vjeçarja indoneziane braktis foshnjën në Shqipëri, nis hetimi për të dhe katër bashkëkombëset

20-vjeçarja indoneziane braktis foshnjën në Shqipëri, nis hetimi për të dhe katër bashkëkombëset

13:47 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com