Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zbulohet plani sekret i BE-së për integrimin e Shqipërisë

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Integrimi/BE i mbyll derën Shqipërisë: Këtë qershor ngrohuni në diell. Shohim vitin tjetër!

Drejtues të lartë të grupimit socialdemokrat evropian kanë nxjerrë një skemë sesi mund të anëtarësohet sa më shpejt Shqipëria në Bashkimin Evropian. 

Për këtë arsye, Hannes Swoboda dhe Maria Eleni Koppa të dy përfaqësues të këtij grupimi politik në Parlamentin Evropian kanë ndërtuar një plan sesi mund të përshpjetohet procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vetë Shqipërisë.   Në një analizë për revistën e Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë, dy përfaqësuesit e grupimit socialdemokrat paraqesin tre hapa përmes të cilave duhet të funksionojë hapja e negociatave dhe vetë integrimi në BE i Shqipërisë.

“Ajo që ne propozojmë, është një qasje me tre hapa si një kornizë për një afrim ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor – paralel me negociatat dypalëshe të pranimit, të cilat do të vazhdojnë të jenë të bazuara mbi meritat e veçanta të secilit vend kandidat”, shkruajnë Hannes Swoboda dhe Maria Eleni.  

Hapi i parë

Të krijohet një Union në fushën e sigurisë. S’ka dyshim që rajoni përballet me sfida serioze në nivelin e sigurisë: Krimi i organizuar, trafiqet, droga, ekstremizmi fetar, emigrimi ilegal.

Ajo çka nevojitet është një kuadër efikas bashkëpunimi institucional mbi çështjet e sigurisë, në formën e një komuniteti të sigurisë BE-Ballkan. Kjo përfundimisht duhet të çojë në një union të sigurisë. Deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së statusit, Kosova mund të ketë statusin e vëzhgueses.

Pjesëmarrja në këtë komunitet të sigurisë, mund të fillojë menjëherë. Është emergjente përmbushja e shqetësimeve të sigurisë të qytetarëve të shumë vendeve anëtare të BE-së, dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Hapi i dytë

Pjesëmarrja në fondet strukturore. Masa e parë do të jetë shndërrimi i procesit të Berlinit në një proces të BE-së, dhe integrimin e saj në strategjinë e para-aderimit, me një rol të veçantë për Komisionin Evropian.

Kjo do të ishte një qasje që synon të adresojë çështjet ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe mund të jetë një nxitës i bashkëpunimit ekonomik rajonal, rritjes dhe qëndrueshmërisë.

Hapja e negociatave duhet të jetë parakushti bazë, por pjesëmarrja në fondet strukturore duhet gjithashtu të kushtëzohet me përparimin e prekshëm në sundimin e ligjit dhe në fusha të tjera specifike, veçanërisht kur një përparim i tillë rezulton në thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Hapi i tretë

Statusi i vëzhguesve në mbledhjet e Këshillit. Pas mbylljes së kapitujve 23 dhe 24, vendet kandidate mund të marrin statusin e vëzhguesit në mbledhjet zyrtare dhe jo-zyrtare të Këshillit Evropian, veçanërisht në fushat e drejtësisë dhe punëve të brendshme, politikës së jashtme dhe mbrojtjes, energjisë dhe politikës sociale.

LEXO EDHE:

Një qasje e re për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Sipas këtyre propozimeve, synohet “prodhimi i rezultateve konkrete për Ballkanin Perëndimor, duke ofruar përparësi të prekshme për vendet e rajonit, gjatë gjithë periudhës së proceseve të tyre të negociatave, duke promovuar kështu stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Kjo është në interesin e rajonit, por edhe të projektit evropian”.

TIRANA TODAY

Tags: integriminplanisekret i BE-sëShqipërisëzbulohet

TË LIDHURA

Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon
Aktualitet

Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon

11:26 | 02/02/2026
Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”
Kryesore

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

10:50 | 02/02/2026
“Videot janë në dosjen e SPAK, rrugaçe e ligjit”, Berisha: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit
Politikë

“Videot janë në dosjen e SPAK, rrugaçe e ligjit”, Berisha: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit

10:44 | 02/02/2026
Next Post
Aktorja “përvesh mëngët” dhe fyen rëndë Kumbaron: O debile, plehrë…

Aktorja "përvesh mëngët" dhe fyen rëndë Kumbaron: O debile, plehrë...

“A ka krim më të madh sesa të vrasësh prindërit e tu? O Zot, si nuk hapet toka e nuk ndahen qiejt!”

“A ka krim më të madh sesa të vrasësh prindërit e tu? O Zot, si nuk hapet toka e nuk ndahen qiejt!”

Sot është festë, Haradinaj u shpërndan byrekë policëve

Sot është festë, Haradinaj u shpërndan byrekë policëve







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

09:41 | 26/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon
Aktualitet

Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon

by mirseda
11:26 | 02/02/2026
0

Ambasadori i Spanjës në Tiranë ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Gabriel Cremades Ventura do...

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

10:50 | 02/02/2026
“Videot janë në dosjen e SPAK, rrugaçe e ligjit”, Berisha: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit

“Videot janë në dosjen e SPAK, rrugaçe e ligjit”, Berisha: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit

10:44 | 02/02/2026
Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK

10:24 | 02/02/2026
“Shtëpitë e barit” të zbuluara në Vaun e Dejës, arrestohet edhe një 46-vjeçar

“Shtëpitë e barit” të zbuluara në Vaun e Dejës, arrestohet edhe një 46-vjeçar

09:57 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com