Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zbulohet emri i ri i Maqedonisë, arrihet marrëveshja e shumëpritur me Greqinë

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Zbulohet emri i ri i Maqedonisë, arrihet marrëveshja e shumëpritur me Greqinë

Mes Maqedonisë dhe Greqisë është arritur marrëveshjapër çështjen e emrit. Gjatë një deklarate për mediat, kryeministrit i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se duke nisur nga sot Maqedonia do quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Sot është një ditë me e mirë për Maqedoninë, më shumë perspektivë dhe ditë më të mira për Maqedoninë po vijnë. Kemi një marrëveshje historike mes Greqisë dhe vendit tonë. Me këtë marrëveshje do të kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Nga sot e tutje nuk do të quhemi më FYROM-as, por maqedonas. Nga sot emri i ri i do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, nacionaliteti maqedonas të veriut, gjuha maqedonase dhe po ashtu do të përkthehet në të gjitha gjuhët e botës. Më parë do të ratifikohet në Kuvend e më pas do të shkoj për firmë në Presidencë dhe më pas do të ketë dhe aprovimin e popullit me anë të një referendumi. E njëjta do të aprovohet edhe në Kuvendin e Greqinë” dekaroi Zaev.

Detajet e marrëveshjes:

Republika e Maqedonisë së Veriut i përkthyeshëm dhe për përdorim të përgjithshëm do të jetë emri i ri i vendit, pas finalizimit të Marrëveshjes midis kryeministrave të të dyja vendeve Zaev dhe Cipras në Prespë të Greqisë këtë fundjave. Alsat jozyrtarisht mëson se në pjesën e shtetësisë do të figurojë-Maqedonase/ me sqarimin se bëhet fjalë për shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas firmosjes, Marrëveshja midis Athinës dhe Shkupit do të duhet të ratifikohet në Kuvendin e Maqedonisë, pas çka Greqia do të japë pëlqimin që vendi të marrë ftesën për anëtarësim në NATO dhe datë për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Detajet e plota do të dakordohen në telefonatën e fundit që pritet ta realizojnë Zaev dhe Cipras gjatë ditës së sotme. Ndërkohë në një dokument të publikuar nga mediat greke marrëveshja rreth 20 faqëshe do t’i përmbajë ndër të tjera edhe këto pika:

Gjuha maqedonase pranohet- me shpjegimin se Maqedonia e Veriut pranon në marrëveshje se kjo gjuhë ka origjinë sllave (ashtu siç është regjistruar në kornizën e OKB-së)

Sa i përket shtetësisë do të jetë me termin maqedonase/ qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut me arsyetimin shpjegim të qartë se njerëzit e këtij vendi nuk kanë kurrfarë lidhje me kulturën e Greqisë antike.

Referenca “të mbrohen pakicat maqedonase”, hiqet nga Kushtetuta.

Periudha e tranzicionit është përcaktuar për ndryshime të dokumenteve të brendshme dhe ky proces do të ndërlidhet me hapjen e negociatave para-aderuese me Maqedoninë e Veriut.

Do të formohet Komision për përdorimin e termeve tregtare në të dyja vendet.

Në dokumentin të cilin e publikuan mediat greke duke u thirrur në burime ndërkombëtare gjithashtu theksohet se pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, do të vijojnë disa faza për zbatimin e saj. Nëse marrëveshja finalizohet brenda fundjavës ashtu siç paralajmërohet, atëherë Maqedonia Qeveria e Zaevit do të duhet t’i dërgojë letër mbi 190 shteteve që e kanë njohur “Republikën e Maqedonisë” se emri Maqedonia e Veriut tashmë do të përdoret për përdorim në marrëdhëniet dypalëshe dhe ndërkombëtare. Për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë në fund të shtatorit ose fillim të tetorit do të organizohet Referendum, ku qytetarët do të mund të deklarohen nëse e pranojnë ose jo emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Tags: arrihete shumeprituremriGreqinëi Maqedonisëi riMarrëveshjazbulohet

TË LIDHURA

Sherr me thika pranë shkolle, Gjykata e Shkodrës lë të lirë 7 adoleshentë
Aktualitet

Sherr me thika pranë shkolle, Gjykata e Shkodrës lë të lirë 7 adoleshentë

16:51 | 15/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Merr flakë makina në Llogara, gjendet një person i djegur
Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Merr flakë makina në Llogara, gjendet një person i djegur

16:14 | 15/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Next Post
Historia e pazakontë, një basketbollist solli paqen në botë

Historia e pazakontë, një basketbollist solli paqen në botë

Zotohet Trump: Do ta çarmatosim Korenë e Veriut nga armët bërthamore

Zotohet Trump: Do ta çarmatosim Korenë e Veriut nga armët bërthamore

Merr fund telenovela, Reali zyrtarizon pasardhësin e Zidane

Merr fund telenovela, Reali zyrtarizon pasardhësin e Zidane







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Argita Berisha i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë
Politikë

Argita Berisha i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

by mirseda
18:39 | 15/12/2025
0

Ka nisur protesta e PD para Kryeministrisë e cila ka për qëllim dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut....

Nis Foltorja para Kryeministrisë/ Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët e PD

Nis Foltorja para Kryeministrisë/ Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët e PD

18:27 | 15/12/2025
Berisha drejt “Foltores”, Lapaj zhvendos protestën dhe liron hapësirën

Berisha drejt “Foltores”, Lapaj zhvendos protestën dhe liron hapësirën

18:21 | 15/12/2025
Protesta para Kryeministrisë, ‘Shqipëria Bëhet’: Policia dhunoi një prej nesh, i ka thyer këmbën

Protesta para Kryeministrisë, ‘Shqipëria Bëhet’: Policia dhunoi një prej nesh, i ka thyer këmbën

17:50 | 15/12/2025
Endri Shabani Avokat i Popullit, PD: Do ta çojmë në Kushtetuese, u keqpërdorën firmat

Endri Shabani Avokat i Popullit, PD: Do ta çojmë në Kushtetuese, u keqpërdorën firmat

17:37 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com