Është publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, raporti financiar i partisë demokratike për vitin 2017, ndërsa ka rezultuar se ky subjekt politik në një vit ka shpenzuar 158.8 milion lek.
Sipas raportit ka rezultuar se 31, 2 milion lek janë llogaritur si shpenzime për shërbime dhe konsulenca, ku përshihen dhe kontratat e shumë debatuara të lobimit në Shtete e Bashkuara.
Në raportin vjetorë financiar, Partia Demokratike raporton se të ardhura për vitin 2017 ka pasur 132.2 milionë lekë, ku pjesën me të madhe e zënë të ardhurat nga buxheti i shtetit me 108 milion lek, ndërsa pjesa tjetër janë donacione në vlerën 22 milion lek dhe pjesa e tjetër janë dhe tarifa anëtarësie.