Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zbulohen lidhjet e padukshme të kompanisë ‘FUSHA’ me Ramën dhe Veliajn

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Zbulohen lidhjet e padukshme të kompanisë ‘FUSHA’ me Ramën dhe Veliajn

Prej disa ditësh, duke u nisur nga skandali i prishjes së Teatrit Kombëtar në qëndër të vëmendjes, të publikut, mediave dhe opozitës është vënë kompania që do ta kryej këtë akt, ‘Fusha Sh.p.k’. Sipas versionit që ka servirur kryeministri, ka qenë kjo firmë ndërtimi që ka bërë një ofertë të pakërkuar për të ndërtuar një teatër të ri, duke marrë si kompensim ngritjen e disa kullave në truallin pas godinës që do të shembet.

Nisur nga fakti se për të realizuar këtë gjë që u hartua nga qeveria dhe u votua nga parlamenti një ligj special, duke qenë se për këtë aferë që pretendohet se i kapërcen 200 milionë eurot, u anashkalua Bashkia e Tiranës si pronare e truallit (për arsye se mungonin votat e socialistëve) duke qenë se u shmangën një sërë ligjesh si ai për koncesionet apo partneritetin publik – privat, përditë e më shumë po ngrihet një pyetje:

Cila është lidhja e kompanisë Fusha me pushtetin e Rilindjes?

Ka disa pika të denoncuara nga opozita që e bëjnë këtë marrëdhënie tejet të dyshimtë.

E para/ Si ndryshoi qeveria Tarifën e çmimit të tokës

Me një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2012 çmimi i tokës në këtë zonë ishte vendosur të ishte 1,2 milionë lekë për metër katrorë. Në një dokument që Lapsi.al e disponon (http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2013/PDF-2013/42-2013.pdf) qeveria e Sali Berishës kishte miratuar këtë tarifë për vlerën e tokës përreth teatrit. Ai ndejti edhe për disa vjet i tillë nën qeverisjen e Ramës. Por në 2016 kur mesa duket planet e tjetërsimit të pronës kishin filluar të thureshin, ai u përgjysmua. Ky dokument që e gjeni këtu (http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2016/PDF-2016/14-2016.pdf )tregon se çmimi u bë 669 mijë lekë për metër katrorë.Po pse e gjithë kjo ulje drastike? Dyshimet janë se një gjë e tillë u vendos për të favorizuar kompaninë “Fusha Sh.p.k’, në raport me pronarët e tjerë të tokës. Dihet ku sipërfaqja në të cilën është planifikuar ngritja e teatrit të ri dhe kullave mbas tij, përbëhet nga 5500 metra truall i Teatrit, nga 2100 metra tokë pronë publike e Bashkisë Tiranë dhe diferencën e kanë 9 pronarë të tjerë privatë plus firmën “Fusha Sh.p.k’. Dyshohet se përgjysmimi i çmimit nga qeveria, është bërë që t’i lejojë kompanisë t’i blejë tokën të tjerëve me çmim më të lirë, nën presionin se ajo tokë mund të shtetëzohet dhe ata kompensohen me gjysmën e vlerës së mëparshme.

E dyta, kompania ‘Fusha Sh.p.k’, ka qenë e preferuara e Rilindjes në këto vite; Jo vetëm se ka marrë punimet e Sheshit Skënderbej dhe koncesionin e hidocentralit të Kalivaçit, por sipas opozitës ajo ka përfituar plot 78.3 milionë euro para publike.

Po të shikosh tabelën e gjatë ku bien në sy paratë e fituara në negocime pa shpallje, ose të atyre që janë bërë me shpallje, por me një konkurrent të vetëm në garë, të dhënat janë të frikshme. Natyrisht pjesa e luanit të puneve është më Bashkinë e Tiranës. Plot 13 procedura me negocim dhe pa shpallje. Por edhe ato gara që janë bërë me shpallje, në to është paraqitur plot 12 herë një operator i vetëm, pra praktikisht pa garë.Ajo që bie në sy gjithashtu është se Bashkisë Tiranë, ‘Fusha Sh.p.k’  i merr përsipër çdo punë; parkingjet, pastrimin, vendosjen e drurëve dekorativë etj.

Mbrapa nuk mbetet edhe në shkallë vendi. Fusha ka marrë përsipër rikonstruktimin e bulevardit të Vlorës, sheshin para portit në Durrës, restaurimin e Ministrisë së Brendshme, pyllëzimin e Kodrës së Currilave, ndërtimin e shëtitores së Himarës, ndërtime shkollash, rehabilitime universitetesh e pa fund punë publike.

Në total në të gjithë vendin nga 127 prokurime gjithsej, 41 prej tyre i ka fituar me negocim pa shpallje ndërsa në 86 ku ka pasur garë të shpallur në 36 ka qenë konkurrenti i vetëm dhe në 18 është shpallur fituese duke pasur oferten më të lartë.Vetëm pasi shikon këto tabela dhe këto shifra, mund t’i bësh pyetjen vetes: A mund ta ketë këtë fat një biznes tjetër në Shqipëri? Dhe pasi ke marrë përgjigje për të, mund të ngresh një tjetër dilemë retorike: A arrihen të gjitha këto pa pasur nga pas shtetin?/LAPSI.al/

Tags: “e padukshme”fushaLidhjetRamëntë kompanisëVeliajnzbulohen

TË LIDHURA

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

22:30 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon
Politikë

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Next Post
“Patriotizmi u jep forcë për të luftuar kroatëve”

“Patriotizmi u jep forcë për të luftuar kroatëve”

Trafikuan 613 kg kokainë/Sekuestrohen llogaritë bankare të ‘Arbri Garden’

Trafikuan 613 kg kokainë/Sekuestrohen llogaritë bankare të 'Arbri Garden'

Bisedimet Kosovë-Serbi, Thaçi dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Vuçiç e Thaçi takohen në Bruksel më 18 korrik







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

by mirseda
22:30 | 16/12/2025
0

Pas përfundimit të takimit me strukturat e PD në qytetin e Elbasanit, Ervin Salianji, ka falenderuar demokratët...

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

22:13 | 16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

22:10 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com