Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zbardhja e 16 ngjarjeve të rënda kriminale, Balla: Presim goditje të tjera si kjo

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Zbardhja e 16 ngjarjeve të rënda kriminale, Balla: Presim goditje të tjera si kjo

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar operacionin e policisë ku u zbardhën 16 ngjarje të rënda kriminale.

Balla më tej thekson se pret nga policia të tjera goditje të forta ndaj krimit.

Në statusin e publikuar, Balla thekson se:

“Operacioni i Policisë së Shtetit “Never_Forget”, bëri të mundur zbardhjen e 16 ngjarjeve të rënda kriminale. Përgëzime Policisë, Prokurorisë Elbasan. Presim goditje të tjera ndaj krimit si kjo”.

Detajet e operacionit i bëri publike Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, gjatë një konferencë për shtyp, së bashku me prokurorin pranë Gjykatës së Elbasanit Kreshnik Ajazi.

Rrumbullaku u theksoi në deklaratën e tij se “gjatë këtij mega-operacioni u zhvilluan hetime me profesionalizëm dhe në ruajtje të plotë të sekretit hetimor, ndërthurur me rritje të forcës reaguese për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar, me rrezikshmëri shoqërore, si dhe u bashkëpunua me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, punë e cila solli si rezultat zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 rasteve të vjedhjes me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, 1 rasti të kanosjes së punonjësve të Policisë (ngjarje këto të ndodhura në disa qytete të vendit), si dhe zbardhjen e 2 vrasjeve të kryera në Greqi.

Bazuar në provat e siguruara nga ky megaoperacion, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat 12 janë ekzekutuar, ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim.”

Drejtori i Përgjithshëm dha detaje të hollësishme rreth një zinxhiri të gjatë ngjarjesh të rënda kriminale, të ndodhura kryesisht në vitin 2021, me viktima e pasoja të tjera të rënda, autorëve të vrasjeve, bashkëpunëtorëve, provave materiale etj.

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kapsolla detonatorë, silenciatorë, krehra fishekësh, fara kanabisi, celularë, automjete etj” u shpreh Rrumbullaku.

Ai siguroi gjithashtu se nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të rënda kriminale kundër personit e pronës.

Ai nënvizoi gjithashtu se janë duke vijuar intensivisht veprimet e përditshme hetimore në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, si dhe për zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla.

Në fund, ai bëri një apel për qytetarët të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, të jenë më aktivë për të luftuar bashkërisht paligjshmëritë, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për të gjithë shoqërinë tonë.

TË LIDHURA

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori
Aktualitet

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

22:38 | 01/07/2025
Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, plagoset shoferi
Aktualitet

Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, plagoset shoferi

20:28 | 01/07/2025
Përplasje e fortë e dy makinave ‘kokë më kokë’
Aktualitet

Përplasje e fortë e dy makinave ‘kokë më kokë’

19:34 | 01/07/2025
Next Post
“SPAK, përparim mbresëlënës për reformën në drejtësi”, zbardhet takimi i zyrtarit të SHBA me Dumanin

“SPAK, përparim mbresëlënës për reformën në drejtësi”, zbardhet takimi i zyrtarit të SHBA me Dumanin

Dinamo triumfon ndaj Laçit, në Kurbin vendos një gol

Dinamo triumfon ndaj Laçit, në Kurbin vendos një gol

Zbardhet ngjarja! Ja kush e vendosi tritolin në lokalin e Noizy-t në Durrës

Zbardhet ngjarja! Ja kush e vendosi tritolin në lokalin e Noizy-t në Durrës

JU REKOMANDOJMË

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Kush përfiton nga Marrëveshja e Pensioneve me Italinë dhe cilat janë dokumentet që duhen dorëzuar?
Ekonomi

Kush përfiton nga Marrëveshja e Pensioneve me Italinë dhe cilat janë dokumentet që duhen dorëzuar?

by mirseda
08:52 | 02/07/2025
0

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka hartuar dhe publikuar udhëzimin me rregullat e zbatimit të marrëveshjes me Italinë...

Janar-qershor, 80 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Janar-qershor, 80 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

08:18 | 02/07/2025
Armëpushim 60 ditor mes Izraelit dhe Gazës/ Trump kërkon nga Hamas që të pranojë kushtet

Armëpushim 60 ditor mes Izraelit dhe Gazës/ Trump kërkon nga Hamas që të pranojë kushtet

08:16 | 02/07/2025
Rritje e rasteve me Covid-19 në Evropë/ Varianti “Nimbus” më agresivi, shqetësim vaksinimi i ulët

Rritje e rasteve me Covid-19 në Evropë/ Varianti “Nimbus” më agresivi, shqetësim vaksinimi i ulët

08:14 | 02/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:12 | 02/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com