Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Zbardhet skandali/Martesat për letra angleze, Manja jep paralajmërimin e fortë

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbardhet skandali/Martesat për letra angleze, Manja jep paralajmërimin e fortë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dalë më një deklaratë për mediat, ku bën me dije se Drejtoria Antikorrupsion ka identifikuar disa raste të shkeljes së ligjit dhe shpërdorim detyre. Rasti i parë i përket shtetasit B.H, e cila ka realizuar një martesë fiktive mes një të burgosuri në shtetin italian dhe një qytetareje shqiptare, kundrejt pagesës. Rasti i dytë ka të bëjë sërish me gjendjen civile këtu në Tiranë. Shtetaset S.A, E.T, dhe E.N, janë kallëzuar në prokurori me akuzën e falsifikimit të dokumenteve nga nëpunësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre. Në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë falsifikuar aktet e gjendjes civile për martesa. Bëhet fjalë për ato martesa, për të marrë dokumentet angleze.

Rastet e denoncuara nga Manja

Rasti i parë i përket B.H, e cila ka realizuar një martesë fiktive mes një të burgosuri në shtetin italian dhe një qytetareje shqiptare, kundrejt pagesës. Në procesverbalin e formuluar nga zonja, bashkëshorti që në fakt ndodhej në burg ne Itali, figuron si i pranishëm këtu në Tiranë. Puna e Drejtorisë Antikorrupsion ka nisur pasi zonja që figuron bashkëshorte, ka bërë një ankesë për zhbllokimin e dokumenteve biometrikë. Pas kësaj ankese, nga speciliastët e drejtorisë sonë ka nisur hetimi që ka rezultuar në këtë falsifikim kundrejt shpërblimit nën dorë. Kemi bërë kallëzimin në prokurori për falsifikim dokumentesh nga punonjësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre.

Rasti i dytë ka të bëjë sërish me gjendjen civile këtu në Tiranë. Shtetaset S.A, E.T, dhe E.N, janë kallëzuar në prokurori me akuzën e falsifikimit të dokumenteve nga nëpunësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre. Zonjat në fjalë, në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë falsifikuar aktet e gjendjes civile për martesa. Janë ato martesat për të cilat ju keni dëgjuar, pra rëndom quhen për të marrë dokumentet angleze. Sepse këto martesa dyshohet se janë bërë pas dhënies së ryshfetit kundrejt këtyre punonjësve. Pas verifikimeve që kanë bërë specialistët e Drejtorisë së Antikorrupsionit, çështja është kallëzuar në Prokurori.

Rasti i tretë ka të bëjë me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Një godinë gjigante, me funksion bar-restorant, e ngritur brenda një parku të mbrojtur kombëtar, nuk rezulton si ekzistuese. Të paktën kështu e kanë referuar Drejtori rajonal i zonave të mbrojtura, përgjegjësi i sektorit dhe specialisti në raportin e tyre për vitin 2021: Pra në parkun kombëtar nuk ka asnjë lloj ndërtimi. Në adresën e njësisë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë ka ardhur një ankesë, duke vënë në lëvizje specialistët tanë, hetim i cili ka konkluduar me kallëzim në Prokurori për këta persona për shpërdorim detyre si dhe në kërkesën për fillimin e ecurisë disiplinore për masën shkarkim nga detyra.

Rasti i fundit që kam menduar të ndaj me ju sot i përket Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Durrës. Kemi rekomanduar tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fillimin e ecurisë disiplinore për Drejtoreshën Rajonale të Tatimeve Durrës D. T, Përgjegjësin e Sektorit D. XH dhe inspektorin B. L. Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë gjobitur pa kontroll fizik, pra nga zyra, me një shumë 10 milionë lekësh një subjekt në Qerret. Subjekti, me të drejtë, pas këtij veprimi ka kërkuar të drejtën e tij duke u ankuar edhe në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë. Pasi specialistët tanë kanë nisur verifikimet, nga tre të lartpërmendurit ka mbërritur ajo që unë po e quaj hakmarrje ndaj subjektit; sërish pa asnjë kontroll fizik, nga zyra, i kanë vënë një tjetër gjobë prej 33 milionë lekësh. Një abuzim i pastër, arrogant madje me pozicionin e besuar nga shteti për t’i shërbyer qytetarëve.

 

Tags: dokumentet anglezeMinistri i DrejtësisëUlsi Manja

TË LIDHURA

Banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID protestë sot para Kuvendit
Aktualitet

Banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID protestë sot para Kuvendit

09:56 | 12/02/2026
Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë IMT
Aktualitet

Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë IMT

09:46 | 12/02/2026
Presidenti Begaj uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Mbështetje vëllazërore për Kosovën
Aktualitet

Presidenti Begaj uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Mbështetje vëllazërore për Kosovën

09:19 | 12/02/2026
Next Post
Frika për mbylljen e rrjeteve sociale në Evropë, merret vendimi përfundimtar

Frika për mbylljen e rrjeteve sociale në Evropë, merret vendimi përfundimtar

DSIK bëri rolin e “fallxhores” në raportin e prokurorit Petrit Çano

DSIK bëri rolin e "fallxhores" në raportin e prokurorit Petrit Çano

3.4 vite shërbim prove/ Tahiri ankimon vendimin e Krimeve të Rënda

Tahirit i shkon në burg bashkëshortja, avokati: Dikush ndikoi në vendim







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID protestë sot para Kuvendit
Aktualitet

Banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID protestë sot para Kuvendit

by mirseda
09:56 | 12/02/2026
0

Ka nisur protesta e banorëve të Rrjolit të Velipojës, dhe ata që preken nga projekti TID në...

Konstituimi i Kuvendit dhe krijimi i qeverisë së re/ Qeveria “Kurti 3” mban sot mbledhjen e parë

Konstituimi i Kuvendit dhe krijimi i qeverisë së re/ Qeveria “Kurti 3” mban sot mbledhjen e parë

09:48 | 12/02/2026
Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë IMT

Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë IMT

09:46 | 12/02/2026
“Kam menduar boll edhe për ty”/ ‘Puthje’ mes Gimbos dhe Selin, banorja: Mos e tepro me fjalët

“Kam menduar boll edhe për ty”/ ‘Puthje’ mes Gimbos dhe Selin, banorja: Mos e tepro me fjalët

09:32 | 12/02/2026
Presidenti Begaj uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Mbështetje vëllazërore për Kosovën

Presidenti Begaj uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Mbështetje vëllazërore për Kosovën

09:19 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com