Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Zbardhet mbledhja e Kryesisë së PS, Rama paralajmëron furtunë edhe në administratë

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbardhet mbledhja e Kryesisë së PS, Rama paralajmëron furtunë edhe në administratë

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se pas ndryshimit në kabinetin e tij qeveritar, në janar do të ketë ndryshime edhe në nivele të larta të administratës.

Kreu i qeverisë mblodhi mëngjesin e të shtunës Kryesinë e PS-së, ku foli lidhur me ndryshimet qeveritare dhe nevojën që kishte për rifreskim qeveria pas protestave të studentëve.

Burime të “Panorama” nga mbledhja me dyer të mbyllura e Kryesisë së PS-së, bëjnë me dije se Rama ka paralajmëruar anëtarët e Kryesisë se përtëritja e qeverisë do të pasqyrohet edhe në administratë, ku do të largohen drejtorë të rëndësishëm.

“Përtëritja e qeverisë do të pasqyrohet edhe në nivele të larta të administratës, ku përfshihen drejtorë të mëdhenj dhe drejtues rajonalë në qarqe”, mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen e kryesisë së PS-së. Në mbledhjen e Kryesisë së PSsë, Rama vendosi të ndryshojë më shumë se gjysmën e kabinetit të tij. Nga 14 anëtarë të kabinetit të tij, kreu i qeverisë vendosi të ndryshojë 8 prej tyre.

Përmes kriterit “5 vjet ministër”, Rama vendosi të largojë ministrat: Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Lindita Nikolla, Mirela Kumbaro dhe Niko Peleshi. Pavarësisht se nuk kishin 5 vite në qeveri, nga aty u largua edhe zv/kryeministrja Senida Mesi dhe ministrja për Sipërmarrjen, Sonila Qato.

ZGJEDHJET

Në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, që zgjati për 60 minuta, Kryeministri Rama kërkoi që nga fillimi i janarit të nisë menjëherë puna për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Sipas burimeve, përmes një vendimmarrjeje të Kryeministrit Rama, është kërkuar që Kryesia të mblidhet në mënyrë periodike çdo muaj deri në Kongresin e PSsë të 23 marsit, ndërkohë që, sipas statutit, Kryesia mblidhet një herë në dy muaj.

Drejtuesve politikë në qarqe u është kërkuar të rrisin kontaktet me bazën dhe të respektojnë afatet organizative dhe ato zgjedhore sipas vendimeve të Asamblesë Kombëtare. Përgatitja për zgjedhjet vendore në PS do të nisë që në ditët e para të muajit janar. Sipas një vendimi të Kryesisë së PS-së mësohet që në 4 janar do të nisë mbledhja e Këshillave të Koordinimit në territor. Këto takime do të jenë periodike deri në mbledhjen e Kongresit të PS në javën e tretë të muajit janar.

Në Kongresin e PSsë, i cili është caktuar të mbahet në 23 mars, do të prezantohen edhe kandidatët e së majtës për zgjedhjet vendore Kryeministri Edi Rama paralajmëron se pas ndryshimit në kabinetin e tij qeveritar, në janar do të ketë ndryshime edhe në nivele të larta të administratës. të 30 qershorit. Kryeministri Rama u shpreh në Asamblenë e PS-së se fitorja nuk duhet diskutuar në zgjedhjet vendore, duke theksuar se edhe ndryshimet në qeveri janë bërë në funksion të maksimizimit të rezultateve.

HAPJA E PS-SË

Një javë më parë, drejtuesit politikë të PS-së në 12 qarqe kanë raportuar para Kryesisë aktivitetin politik dhe elektoral gjatë këtij viti. Nën sloganin “Partia Socialiste e hapur për ty”, socialistët nisën fushatën e hapjes së partisë për të afruar të rinj, intelektualë, profesionistë, por dhe biznesmenë. Synimi ishte që deri në fund të dhjetorit 2018, anëtarësia e Partisë Socialiste të shtohet me 30 mijë anëtarë të rinj, objektiv ky i arritur nga degët socialiste në të gjithë vendin.

PS-ja, sipas drejtuesve politikë, bëri verifikimin e anëtarësisë në çdo organizatë dhe shtrirjen e organizatave socialiste në të gjithë territorin. Kreu socialist ka qenë kritik me drejtuesit politikë në qarqe gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të zhvilluar në muajin shtator, kur është shprehur për rezultate të dobëta elektorale në Tiranë dhe shumë pozitive në Fier./ Panorama

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
Ngjarja në Laprakë/ Lihet në burg i riu që ndihmoi autorin

Ngjarja në Laprakë/ Lihet në burg i riu që ndihmoi autorin

Tragjedi në fundvit, mbyten dy persona në Pogradec

Tragjedi në fundvit, mbyten dy persona në Pogradec

“Më preve në besë”, motra anulon fluturimin në Londër dhe surprizon vëllanë në Tiranë

“Më preve në besë”, motra anulon fluturimin në Londër dhe surprizon vëllanë në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com