Prindërit e këngëtares Elvana Gjata kanë dëshmuar në Prokurori, pas ngjarjes së rëndë në ish-Bllok.
I ati i këngëtares, e cila tashmë është e shpallur në kërkim nga policia, ka thënë se Elvana shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, ndërsa me Ervin Matën ka rreth një vit që bashkëjeton.
“Elvanën kam rreth 2 javë që e kam takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e ka nip, me Ervin Matën ka rreth 1 vit që bashkëjeton”, ka thënë i ati i këngëtares.
Ndërsa Donika Gjata, nëna e këngëtares ka deklaruar së është takuar për herë të fundit me bijën e saj më datë 03.10.2018.
Po ashtu, e ëma e Elvanës është shprehur se ka njohje me Ervin Matën pasi ky i fundit ka rreth 1 vit që bashkëjeton me vajzën e saj, gjithashtu shtetasin Mevjol Bilo e ka nip të sajin.