Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zbardhen përgjimet/ 672 telefonata për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbardhen përgjimet/ 672 telefonata për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës

Dy ditë më parë, forcat RENEA arrestuan 2 persona të akuzuar si bashkëpunëtorë në ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në 27 prill të një viti më parë në dalje të qytetit të Durrësit.

Bëhet fjalë për shtetasit Besian Xhixha, 30-vjeç nga Larushka e Krujës dhe Enver Diva, 42 vjeç, banues në Fushë Mamurras të Kurbinit. Këta të dy janë kontaktuar nga Nuredin Dumani dhe Talo Çela, të cilët u kanë premtuar shuma parash në këmbim të vrasjes së vëllezërve Haxhia.

Dy të arrestuarit e fundit kanë pranuar të kryenin ekzekutimin, dhe i kanë mbajtur nën vëzhgim vëllezërit gjatë periudhës së pandemisë. Por çfarë ndodhi? Duke iu referuar hetimeve, ditën kur ishte planifikuar ekzekutimi, Enver Diva ishte infektuar me koronavirus. Dhe për arsye shëndetësore, ai ishte tërhequr. Ndodhur në këto rrethana, Talo Çela ka kryer vetë vrasjen, në bashkëpunim me Nuredin Dumanin, Altin Ndocin dhe Klevis Allën.

672 telefonata për të porositur ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës

Për të porositur ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës, janë dashur 672 telefonata. Vëllezërit Haxhia u vranë, por autorë nuk ishin Besian Xhixha dhe Enver Diva, pasi ky i fundit u infektua me COVID, dhe për vrasjen u angazhuan Altin Ndoci dhe Klevis Alla. Ishte ky i fundit që ka zbardhur skemën, teksa ‘Report Tv’ ka zbardhur dosjen e plotë. Nuredin Dumani dhe Besian Xhixha kanë komunikuar me njëri-tjetrin 4 herë, nga data 16 prill deri në 27 prill, ditën e vrasjes. Ndërkohë, dy vrasësit e punësuar Besian Xhixha dhe Enver Diva kanë pasur telefonata më të shpeshta, plot 668 herë me njëri-tjetrin, për të folur mbi planet e ekzekutimit. Mes porositësit Nuredin Dumani, Besian Xhixha vrasësi me pagesë dhe Klevis Alla, i penduari i drejtësisë, ka pasur edhe një drekë në një restorant në mbikalimin e Fushë-Krujës. Nga sa mësohet, Besiani ka deklaruar se “ishalla i ikën shpejt COVID-i Verit”, (i referohet Enver Divës) teksa Dumani ka deklaruar “ishalla e mbarojmë shpejt këtë punë se nuk presin çunat”, pa përmendur se për kë e ka fjalën.

5 mijë euro kapar, si kaluan në planin B

Dumani u ka dhënë 2 vrasësve të punësuar një kapar prej 5 mijë euro, por duke qenë se njëri prej tyre u infektua me COVID, u anulua si plan, për të kaluar te plani B. U vendos që vrasja të kryhet nga Nuredin Dumani, Talo Çela, Altin Ndoci dhe Klevis Alla, këto dy të fundit të arrestuar. Objektivi ka qenë që të vritej vetëm Besmir Haxhia dhe jo Viktor Haxhia. Klevis Alla ka zbuluar edhe se si kanë lindur konfliktet mes Talo Çelës dhe Besmir Haxhiajt.

Sipas Allës, Nuredin Dumani kishte deklaruar se “Besmirit i kishte hipur vetja në qejf dhe po nxjerr emrat e shokëve”. Po kështu, sipas tij, ato kanë pasur edhe një problem në Elbasan, por që nuk dinte detaje të tjera. Nuredin Dumani i ka thënë Klevis Allës se Besmirit i kishin humbur një sasi lekësh, por që nuk e dinte se nga buronin këto lekë. Dyshimet janë se bëhet fjalë për paratë e grabitura në Rinas, ku Nuredin Dumani ka qenë një nga autorët. ‘Report Tv’ ka mësuar se Nuredin Dumani ka marrë në shtëpinë e tij Klevis Allën dhe i ka kërkuar që të shoqërojë Besian Xhixhën dhe Enver Diva te shtëpia e Besmir Haxhisë, viktimës në Spitallë. Pasi kanë parë vendin, Besian Xhixha dhe Enver Diva janë rikthyer sërish në shtëpinë e Nuredin Dumanit dhe kanë deklaruar “Vrasja bëhet, vendi ishte i mirë, por na mungon vetëm shoferi”. Nga sa mësohet, ato kanë kërkuar që shofer të ishte Klevis Alla, sepse sipas tyre, dinte të manovronte shumë mirë me mjetin.

Operacioni i koduar “Vazhdimi”

Enver Diva dhe Besian Xhixha u arrestuan këtë të enjte në operacionin e koduar “Vazhdimi”. Sipas SPAK, dy të arrestuarit janë kontraktuar nga Nuredin Dumani, i shpallur në kërkim nga policia, për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj, të cilët u ekzekutuan në prill të vitit 2020.

Përse vrasja nuk u krye nga personat që u paguan fillimisht?

Enver Diva u infektua, dhe për të faktuar se ishte me Covid, ai doli edhe në media ku tha se e mori virusin nga gruaja që punonte në fasoneri dhe ankohej se nuk kishte mundësi ekonomike të përballonte kurimin. Të ndodhur në këto kushte, grupi kriminal i drejtuar nga Nuredin Dumani, kontraktoi të tjerë persona për të ekzekutuar vëllezërit, të cilët arritën të realizojnë skenarin.

Si lindi konflikti mes grupit që dikur grabiti paratë në Rinas

Nuredin Dumani dhe Talo Çela, të dy në kërkim për vrasjen e dyfishtë, kanë qenë miq. Paratë që grabitën në Rinas, ia kishin lënë në ruajtje vëllezërve Haxhiaj në Durrës. Duke iu referuar dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, dy shokët Talo e Dumani dyshuan se Haxhiajt u vodhën një pjesë të lekëve, dhe urdhëruan vrasjen.

Tags: BesmirEnver DivaViktor Haxhia

TË LIDHURA

Lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës, Altin Dumani takim në Podgoricë me kryeprokurorin Special të Malit të Zi
Aktualitet

Lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës, Altin Dumani takim në Podgoricë me kryeprokurorin Special të Malit të Zi

18:31 | 09/09/2025
Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas një 4-vjeçar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas një 4-vjeçar

17:21 | 09/09/2025
Ndodh në Bulqizë / Në 5 fshatra, vetëm një fëmijë në klasë të parë
Aktualitet

Ndodh në Bulqizë / Në 5 fshatra, vetëm një fëmijë në klasë të parë

16:41 | 09/09/2025
Next Post
Gjermania ‘e dënuar’ të fitojë/ Ja ç’thonë Lëv e Santos

Gjermania 'e dënuar' të fitojë/ Ja ç’thonë Lëv e Santos

Konsumoi të gjitha ilaçet me të cilat po kurohej, sillet me urgjencë në Tiranë

Konsumoi të gjitha ilaçet me të cilat po kurohej, sillet me urgjencë në Tiranë

Shemben 4 objekte pa leje në Kepin e Rodonit

Shemben 4 objekte pa leje në Kepin e Rodonit

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës, Altin Dumani takim në Podgoricë me kryeprokurorin Special të Malit të Zi
Aktualitet

Lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës, Altin Dumani takim në Podgoricë me kryeprokurorin Special të Malit të Zi

by mirseda
18:31 | 09/09/2025
0

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi,...

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Sulmi izraelit në Doha, këta janë 4 udhëheqësit e Hamas që dyshohet se janë vrarë

Sulmi izraelit në Doha, këta janë 4 udhëheqësit e Hamas që dyshohet se janë vrarë

18:09 | 09/09/2025
“Black out” në Berlin, policia dyshon se ndërprerja e energjisë është sulm politik

“Black out” në Berlin, policia dyshon se ndërprerja e energjisë është sulm politik

18:00 | 09/09/2025
Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas një 4-vjeçar

Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas një 4-vjeçar

17:21 | 09/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com