Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Zakoni rus i Luftës së Ftohtë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Zakoni rus i Luftës së Ftohtë

Moskë-Disa javë më parë, Mikail Gorbaçov- udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, dhe njeriu që ka bërë më shumë se cilido tjetër për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë – u shpreh për gazetën gjermane ‘Bild’, se është e mundur “të shihen të gjitha tiparet e një lufte të re të ftohtë në botën e sotme. 

“Shtetet e Bashkuara, e kanë tërhequr tashmë Rusinë në këtë luftë”, deklaroi Gorbaçov, në një përpjekje “për të jetësuar idenë e saj të përgjithshme të triumfalizmit”. Por, a është antagonizmi aktual mes SHBA-së dhe Rusisë realisht “i ri”? Dhe a është e besueshme t’i vësh fajin kryesisht SHBA-së, siç është i prirur Gorbaçov dhe sigurisht edhe Kremlini të bëjnë?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, ne duhet të hedhim sytë nga historia – duke filluar nga shumë kohë para se Winston Çurçill-së të mbante fjalimin e “Perdes së Hekurt” në vitin 1946.

Në fakt, marrëdhënia e kundërvënies ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit, filloi më shumë se një shekull përpara Luftës së Ftohtë.

Që në vitet 1820, Rusia u shfaq jo vetëm si fitimtarja kryesore e luftërave napoleonike, por edhe si forca më konservatore – ose më saktë reaksionare – në Evropë.

Nën carët Alexandri I dhe Nikolla I, ajo ishte e gatshme të përballej me çfarëdolloj shenje të një përtëritje të “murtajës revolucionare”, e cila infektoi monarkitë e kontinentit. Nga viti 1830, çarja mes vendeve të “Aleancës së Shenjtë” (Rusia, Prusia dhe Austria), dhe pjesës tjetër të Evropës, u bë e thellë.

Dhe kur Rusia shtypi dy “revolucione me ngjyra” – revoltën polake të viteve 1830-1831 dhe revolucionin hungarez të viteve 1848-1849 – hendeku u bë edhe më i madh. Të dyja ndërhyrjet, nxitën një rritje masive të ndjenjave anti-ruse në të gjithë kontinentin.

Për të përforcuar pozitën e Rusisë, Nikolla I hodhi sytë nga popullsitë ortodokse në Ballkan dhe Perandorinë Osmane, me ministrin e tij të marinës, Aleksandër Menshikov, që kërkoi në vitin 1853 që Rusia të quhej një mbrojtëse zyrtare e 12 milionë qytetarëve ortodoksë të Perandorisë Osmane.

Kur kjo kërkesë u refuzua, trupat ruse pushtuan Moldavinë dhe Vllahinë, që gjendeshin nën kontrollin e osmanëve – një lëvizje që përfundimisht çoi në Luftën e Krimesë, të cilën Rusia e humbi në mënyrë spektakolare në vitin 1856.

Sipas meje, ai moment shënon fundin e luftës së parë të ftohtë afërsisht 30-vjeçare, midis Rusisë dhe Evropës. Shumica e njerëzve, mendojnë se Lufta e Ftohtë filloi gati një shekull më vonë, pas Luftës së Dytë Botërore, kur Bashkimi Sovjetik, në përpjekje për të zgjeruar sferën e tij të ndikimit, instaloi qeveritë komuniste nga Polonia në Bullgari.

Në vitin 1946, Moska filloi të destabilizojë Greqinë, dhe në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, i krijuar sipas Marrëveshjes së Potsdamit së vitit 1945, kërkoi kontrollin e Tripolitaninë në Afrikën e Veriut – një kërkesë që liderët perëndimorë e hodhën poshtë. Vitin që pasoi, Bashkimi Sovjetik i pengoi shtetet e tij satelite që të bëheshin pjesë e Planit Marshall, i cili synonte rimëkëmbjen ekonomike të Evropës së pas luftës.

Stalini imponoi më pas një bllokadë në Berlinin Perëndimor, në një përpjekje të dështuar për të zbatuar pajtueshmërinë me atë vendim.

Lufta e Ftohtë e çoi Bashkimin Sovjetik dhe SHBA-në në prag të luftës, mbi çështjen e Koresë në vitet 1950 dhe Kubës në 1962-in.

Por, ashtu si në shekullin XIX, përballja kishte më së shumti të bënte me kontrollin e Evropës, e ilustruar nga ndërhyrjet sovjetike në Hungari në 1956 dhe Çekosllovaki në 1968-ën.

Lufta e Ftohtë shkoi drejt fundit në fund të viteve 1980, pasi Bashkimi Sovjetik humbi një luftë “të kufizuar” periferike, ashtu si lufta e Krimesë në vitet 1850. Lufta e Afganistanit në vitet 1980, e rraskapiti potencialin ushtarak dhe ekonomik të Bashkimit Sovjetik, duke e detyruar rregjimin komunist të braktiste satelitët e saj në Evropë, dhe në fund të shembej.

Lufta e ftohtë e ditëve tona, ka shumë të përbashkëta me dy përballjet e mëparshme. Mbi të gjitha, ashti si në vitet 1820 dhe fundin e viteve 1940, Rusia po hedh poshtë në mënyrë agresive vlerat perëndimore dhe po i kundërvihet SHBA-së.

Ndonëse askush nuk po kërcënon të sulmojë Rusinë, histeria anti-perëndimore është duke u përdorur edhe një herë për të shmangur vëmendjen nga sfidat e brendshme ekonomike, dhe konsoliduar mbështetjen për udhëheqësin e vendit.

Kështu, Rusia e presidentit Vladimir Putin, njëlloj me atë të Nikollës I, e shpall veten si mbrojtëse të besimit ortodoks dhe “botës” ruse (ngjashëm me botën sllave të shekullit XIX). Ky pretendim, e ka furnizuar Kremlinin me një arsyetim të gatshëm për destabilizimin e vendeve fqinje si Ukraina, dhe mbështetjen e lëvizjeve separatiste nga Moldavia në Gjeorgji, ndërsa në mënyrë të hapur bën thirrje për ndalimin e “revolucioneve me ngjyra” në periferinë e saj të afërt.

E gjitha kjo flet për një vëzhgim kritik mbi luftën e ftohtë aktuale:Perëndimi nuk është duke “tërhequr” askënd tjetër në të.

Në fakt, në të tria përballjet që prej shekullit XIX-të, ishte veprimi rus, i motivuar nga shqetësimet e brendshme, ai që nxiti përpjekjet evropiane apo perëndimore të përmbajtjes strategjike.

Sot, Perëndimi është duke reaguar ndaj aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë, si dhe pushtimit të rajonit lindor të Ukrainës, Donbasit, ashtu sikundër iu përgjigj aneksimit të Vllahisë në vitin 1853, dhe bllokadës së Berlinit Perëndimor në 1948-ën.

Për më tepër, në të gjitha tria përballjet, ana perëndimore ka pasur disa “aleatë natyrorë”, ndërsa Rusia ka vepruar e vetme ose me satelitë të vegjël.

Të tria herët, udhëheqësit e vendit shfaqën gatishmërinë për të fajësuar të tjerët për marrëzitë e  krijuara në vend, duke u armiqësuar me të gjithë aleatët e mundshëm apo simpatizantët e Moskës, dhe shpërdoruar burimet e saj njerëzore dhe ekonomike. Bazuar në këtë histori, ngjan se përpjekjet e Rusisë për të frenuar armiqtë e perceptuar, vetëm sa do të çojnë në një kolaps ekonomik dhe mosmarrëveshje politike, duke i detyruar elitat e vendit të distancohen nga aspiratat e tyre gjeopolitike, dhe t’i rikthehen çështjeve të brendshme urgjente.

Në këtë kuptim, presidenti amerikan, Donald Trump mund të ketë pjesërisht të drejtë kur thotë se “në kohën e duhur, të gjithë do të vijnë në veten e tyre”.

Por pjesa e dytë e pretendimit të tij “se do të ketë një paqe të qëndrueshme”, – neglizhon të gjithë historinë e marrëdhënieve të Rusisë me Perëndimin. Herët ose vonë, cikli do të fillojë sërish.

Shënim: Vladislav Inozemtsev është një anëtar i Fondacioni Marshall në Austri në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit John Hopkins.

 Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: bashkimi sovjetiklufta e ftohteMikail GorbaçovMoldaviaSHBAstaliniZakoni rus

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Biznesmeni rrëfen tmerrin: Si më grabitën tre persona të veshur si policë

Biznesmeni rrëfen tmerrin: Si më grabitën tre persona të veshur si policë

Godet sërish Hipertermia Malinje, mjekët e spitalit Amerikan i shpëtojnë jetën 67 vjeçares

Godet sërish Hipertermia Malinje, mjekët e spitalit Amerikan i shpëtojnë jetën 67 vjeçares

Stërvitja “Ushtari Eagle 17”, Meta vlerëson aleancën me FA-në e Britanisë

Stërvitja “Ushtari Eagle 17”, Meta vlerëson aleancën me FA-në e Britanisë







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025




TË FUNDIT

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër
Aktualitet

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër

by mirseda
10:56 | 04/11/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Shkodër-Lezhë ka ekzekutuar sot masat e sigurisë për një punonjës policie...

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

10:53 | 04/11/2025
Tragjike në Britaninë e Madhe, foshnja 9-muajshe humb jetën pasi sulmohet nga qeni i familjes

Tragjike në Britaninë e Madhe, foshnja 9-muajshe humb jetën pasi sulmohet nga qeni i familjes

10:31 | 04/11/2025
Buxheti i 2026, Rama: Nga janari, do rriten pensionet çdo muaj! Ja sa do jenë për secilën kategori

Buxheti i 2026, Rama: Nga janari, do rriten pensionet çdo muaj! Ja sa do jenë për secilën kategori

10:00 | 04/11/2025
Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie për disa persona në fushën e farmaceutikës

Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie për disa persona në fushën e farmaceutikës

09:57 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com