Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Zaev: Marrëveshja për emrin, hap perspektivën evropiane të Maqedonisë

8 vjet ago
in Rajoni
Zaev: Marrëveshja për emrin, hap perspektivën evropiane të Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, është shprehur se zgjidhja e çështjes së emrit është një marrëveshje historike, e cila i hap rrugë integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Zaev ka deklaruar se për marrëveshjen do të merret qëndrimi i qytetarëve në referendum. “Ne kemi një zgjidhje historike shekullore, zgjidhjen e mosmarrëveshjes, ndërtimin e miqësisë mes dy vendeve. Vendimi për të forcuar identitetin maqedonas, kombin maqedonas, mbrojtur dhe forcuar edhe një herë. Me këtë marrëveshje do të kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Kjo marrëveshje do të konfirmojë dhe forcojë identitetin tonë kulturor. Nga sot emri i ri i do të jetë “Republika e Maqedonisë së Veriut”’, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev. Gjithashtu, Greqia do t’i dërgojë letër institucioneve ndërkombëtare për t’i informuar për arritjen e marrëveshjes, hap që do t’i hapë rrugët Maqedonisë për një datë të mundshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE-në dhe ftesë të drejtpërdrejtë për anëtarësim në NATO.

Mickovski: Marrëveshja e arritur është kapitullim për Maqedoninë

Lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE Hristjan Mickoski menjëherë pas marrëveshjes së deklaruar nga kryeministri i vendit Zoran Zaev tha, se kjo është një ditë e vështirë për Republikën e Maqedoninë dhe për qytetarët e saj. Ai po ashtu theksoi se kjo marrëveshje është kapitullim për Maqedoninë. “Sot është një ditë e vështirë për Republikën e Maqedonisë. Pa marrë parasysh se si e provon Zoran Zaev për të demonstruar eufori, mund të shohësh nga larg se kjo është një humbje. Është ndjenja e qytetarëve, dhimbja dhe hidhërimi. Negociatat u mbajtën të fshehta. Opozita dhe VMRO-DPMNE-ja nuk ishin përfshirë në bisedime, tani është e qartë pse. Në thelb të ashtuquajturat kontrata është pranimi i të gjitha pozicioneve greke. Nëse marrëveshja është të pranojmë një ndryshim në kushtetutë dhe të ndryshojë emrin për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm, është një marrëveshje kapitullimi”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.

Partia shqiptare në qeveri BDI përkrah Zaevin

Bashkimi Demokratik për Integrim doli me mbështetje për qeverinë. Zv/kryeministri Bujar Osmani tha se e ka njoftuar kryesinë qendrore të partisë mbi rrjedhën e bisedimeve për emrin dhe se partia e tij ofron mbështetje të pakushtëzuar për vendimin e fundit të Qeverisë. “Kryesia e ngushtë e BDI-së mori vendimin që të mbështetë fuqimisht dhe plotësisht vendimin e qeverisë dhe pozicionet e saj për mbylljen e këtij konteksti shumëvjeçar rreth emrit”, është shpreh Bujar Osmani.

Presidenti Ivanov shpreh indinjatë për mënyrën e zhvillimit të bisedimeve

Presidenti Gjorge Ivanov akuzon kryeministrin Zoran Zaev për manipulim me opinionin në prag të referendumit për emrin. Nga kabineti i kryetarit të shtetit vlerësojnë se perspektiva e Maqedonisë nuk mund të cënohet me asnjë çmim. Sipas Ivanovit çështja e ndjeshme si kjo e emrit nuk guxon të jetë pazar i një telefonate mes dy kryeministrave. “Ruajtja e emrit kushtetuese dhe gjetja e zgjidhjes, e cila nuk do të pasojë me ndryshime kushtetuese, në asnjë mënyrë nuk bie në kundërshtim me integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Arritja e marrëveshjes ndërkombëtare i përmbajtur në një ose më shumë dokumente të ndërlidhura duhet të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Maqedonisë dhe jo ta parashikojë ndryshimin e saj. Është joserioze dhe jo e përgjegjshme që çështja e emrit të arrihet përmes telefonit mes dy kryeministrave”, thuhet në reagimin e kabinetit të Presidentit Ivanov.

Reagimet e para të ndërkombëtarëve pozitive

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përshëndeti marrëveshjen për kontestin për emrin të arritur midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras dhe bëri thirrje që ajo të finalizohet.

“Kjo marrëveshje historike dëshmon për diplomaci mjaft të durueshme dhe vullnetin e dy liderëve për ta zgjidhur këtë kontest i cili prej kohësh e prek gjithë rajonin. Tani bëj thirrje të dyja palët ta finalizojnë marrëveshjen e arritur nga liderët. Kjo do ta vendosë Shkupin në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe do të ndihmojë të konsolidohet paqja dhe stabiliteti i gjithë Ballkanit Perëndimor”, thotë Stoltenberg.

Kreu i diplomacisë evropiane Federica Mogherini dhe komisari evropian për zgjerim Johannes Hahn në një deklaratë të përbashkët i uruan kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë për arritjen e marrëveshjes.”Kjo jo vetëm që është e merituar si mirënjohje për rezultatet e rëndësishme reformatore të Maqedonisë, por do të ndihmojë zbatimin e plotë të marrëveshjes në interes të dy shteteve, rajonit dhe BE-së në përgjithësi, thuhet në kumtesë.

Shqipëria dhe Kosova përshëndesin arritjen e marrëveshjes

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përshëndeti marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. “Dy udhëheqës progresivë të vendeve fqinjë shënuan historinë sot dhe i treguan Bashkimit Europian dhe gjithë botës se kur ka vizion dhe vullnet për të tejkaluar pengesat e së shkuarës dhe të gjejnë hapësirat për të parë nga e ardhmja. Respekt për Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev. Ballkani sot është një vend më i sigurtë”, shkruan Rama në Tëitter.

Presidenti Hashim Thaçi e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, për emrin. “Në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, e mirëpres marrëveshjen për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ky është një lajm i mirë për të dy vendet dhe për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Është një mundësi e re për të forcuar edhe më shumë paqen dhe stabilitetin në tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi. (Burimi:DW)

 

Tags: emriMarrëveshjaZoran zaev

TË LIDHURA

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan
Aktualitet

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan

09:20 | 29/01/2026
Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro
Rajoni

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

15:19 | 27/01/2026
“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…
Rajoni

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

09:41 | 26/01/2026
Next Post
Ja pse amerikanët e rrëzuan nga pushteti Sali Berishën

Berisha nxjerr mesazhin: Rama dhe vëllai i Xhafajt zhdukën thasët me drogë në Rinas

Video/I dogjën dy herë shtëpinë, familja shqiptare kërcënohet çdo ditë

Video/I dogjën dy herë shtëpinë, familja shqiptare kërcënohet çdo ditë

Trump pas paktit me Kim: Ja pra që Otto nuk vdiq kot

Trump pas paktit me Kim: Ja pra që Otto nuk vdiq kot







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com