Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Yuri Kim: Krenare që jemi aleate me ju! Rama: Falenderim të posaçëm ambasadores

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë
Yuri Kim: Krenare që jemi aleate me ju! Rama: Falenderim të posaçëm ambasadores

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka folur sot në Tiranë, pasi ishte prezente në sheshin ‘Nënë Tereza, ku u mbajt ceremonia përshëndetëse e stërvitjes së NATO-s e titulluar “Defender Europe 21”

“Përshëndetje kryeministër Rama, burra dhe gra, miq e kolegë. Është një moment historik për aleancën e NATO-s. Defender 21 ka qenë me sukses, javët e fundit ushtarët nga Shqipëria, Bullgaria, Hungaria, Kosova, Mali i Zi, Holanda, Rumania dhe Britania e Madhe, SHBA janë stërvitur së bashku për të forcuar strategjinë tonë, në mënyrë që aleatët e NATO-s dhe partnerët të kryejnë çdo sukses përtej detit dhe në ajër. Gatishmëria jonë garanton ruajtjen e paqes dhe mbajtjen e kombeve tona të sigurta. Kam pasur mundësi të vizitoj trajnimet në Shqipëri, në çdo vendndodhje është që shoh shqiptarë dhe amerikanë që punojnë së bashku dhe po njihen me njëri-tjetrin. Kjo stërvitje do të forcojnë lidhjet tona për të ardhmen.

Ushtarët tanë ndihen njësoj për këtë provojë që kemi në Shqipëri. Ata janë mahnitur nga bukuritë e shqipërisë, vlerësojnë popullin shqiptar dhe janë krenar që SHBA-të i quajnë Shqipërinë si miq dhe aleatë. Si aleatë kemi qenë bashkë në operacione të shumta. Amerika ka një mike të guximshme, ku nuk ka më të fortë dhe të vërtetë se Shqipëria. Kjo stërvitje i hap rrugë një partneriteti strategjik.

Unë besoj që suksesi i “Defender 21” është përfitim për popullin e Shqipërisë. Vlerësojmë që pavarësisht nga dallimet, të gjithë ju e pranoni që gjendeni në një moment të rëndësishëm në histori dhe të gjithë ne jemi të bashkuar, se kjo marrëdhënie mes SHBA-ve dhe Shqipërisë është e rëndësishme. Defender 21 vjen në 30 vjetorin e përfundimit të diktaturës, instalimit të demokracisë.

Ne qëndrojmë me ju sot, në mbështetje të fortë dhe solidaritet të fortë, për Shqipëri demokratike të pavarur dhe të fortë. Jam krenare që jam këtu me ju sot, jam krenare që jemi këtu si aleate me ju, sot, nesër, krahë për krahë përgjithmonë”, tha ambasadorja Kim.

Më pas ka qenë kryeministri Rama ai ka mbajtur një fjalë përshëndetëse gjatë ceremonisë.

Rama u shpreh se Yuri Kim me përkushtimin e saj mbresëlënës i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Është një nder i veçantë dhe një privilegj për mua që sot në emër të qeverisë së Republikës së Shqipërisë t’iu shpreh mirënjohjen të gjithë ushtarakëve të përfshirë në këtë stërvitje kaq domethënëse për nga përmasat dhe për nga mesazhi i saj. Njëkohësisht dëshiroj që përveç dhe përtej mirënjohjes për të gjithë djemtë dhe vajzat, burrat e gratë nën uniformë që janë përfshirë në këtë stërvitje dhe që në të njëjtën kohë përbëjnë dhe garancinë dhe sigurinë e përditshme për shqiptarët dhe për Shqipërinë me përkushtimin dhe sakrificat e tyre t’iu shpreh mirënjohjen edhe familjeve të tyre. Familje që sakrifikojnë çdo ditë dhe që janë të parat që preken nga emocionet jo të vogla dhe jo të rralla të përfshirjes së pjesëtarëve të tyre në Forcat e Armatosura për të cilat jo çdo ditë është e qetë dhe jo çdo kohë është e sigurt.

Po sot dua t’i falënderoj me mirënjohje të gjithë ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje kaq domethënëse nga SHBA-të dhe nga të gjitha vendet e tjera si dhe dua t’i bëj një falënderim të posaçëm përfaqësueses së qeverisë së SHBA-ve në Shqipëri, ambasadores Yuri Kim e cila me përkushtimin e saj mbresëlënës i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy shteteve duke u përfshirë në vetë të parë në mbështetjen e kërkesave dhe të nevojave të vendit tonë qoftë në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, qoftë të kapaciteteve tona të drejtësisë.”

Tags: defender europe 21ramaYuri Kim

TË LIDHURA

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin
Aktualitet

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

10:40 | 14/04/2026
Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet
Aktualitet

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

10:36 | 14/04/2026
Rama në Samitin e Diasporës: Edhe Shqipëria ishte gati dhe hapi grupkapitujt me BE
Aktualitet

Rama në Samitin e Diasporës: Edhe Shqipëria ishte gati dhe hapi grupkapitujt me BE

10:32 | 14/04/2026
Next Post
Presidenti Meta: NATO aleancë e madhe për popullin shqiptar

Presidenti Meta: NATO aleancë e madhe për popullin shqiptar

Studimi/ Ç’janë tumoret dhe sa na prekin? Çfarë duhet të dimë?

Studimi/ Ç’janë tumoret dhe sa na prekin? Çfarë duhet të dimë?

Formula 1/ Leklerk sfidon Vershtapenin për fitoren në shtëpi, Hamilton i shtati

Formula 1/ Leklerk sfidon Vershtapenin për fitoren në shtëpi, Hamilton i shtati







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme
Analizë

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme

by mirseda
11:10 | 14/04/2026
0

Hetimet e BBC kanë zbuluar se autoritetet greke kanë rekrutuar emigrantë si “mercenarë” për të kryer kthime...

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

11:08 | 14/04/2026
Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

11:05 | 14/04/2026
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

10:40 | 14/04/2026
Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

10:36 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com