Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Ylli Shameti: Kukësi, i ndërtuar për të dalë kampion. Në 5 vjet kemi ndryshuar historinë e futbollit  

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Ylli Shameti: Kukësi, i ndërtuar për të dalë kampion. Në 5 vjet kemi ndryshuar historinë e futbollit   

Wien,Oesterreich,14.JUL.16 - Europa League Qualifikation, Austria Wien - FK Kukesi, Foto zeigt Ylli Shameti (4) (Kukesi). Photo: Sportpictures.at/Wolfgang Kern

Në një intervistë për Tirana Today, mbrojtësi i Kukësit, Ylli Shameti, tha se skuadra është ndërtuar për të dalë kampion, pasi në 5 vjet ka ndryshuar historinë e futbollit shqiptar.   

Keni rinisur përgatitjen për sfidën më datë 9, ndaj Vllaznisë të vendit të 5-të. Si është atmosfera e krijuar në ekip për fazen kyçe të sezonit?

Atmosfera në skuadrën tonë ka qenë gjithmonë shumë e mirë, kjo sepse kemi një grup kompakt profesionist, plus që kemi pasur dhe rezultate shumë të mira në fushën e lojës.

Partizani ju ndjek hap pas hapi në vendin e parë dhe fitorja ndaj Skendërbeut tregon fuqinë e tyre për të arritur në fitoren e Superligës. A ndikon presioni i Partizanit në dhomat e zhveshjes?

Ne kemi rrugën tonë për të arritur drejt objektivit, Partizani ka të tijën, kështu që s’ka asnjë lloj presioni nga rezultatet e palës tjetër.

Këtë javë Partizani pret Luftëtarin, ndërsa Skëndërbeu udhëton për në Vlorë, ku i pret Flamurtari. Beson se Luftëtari dhe Flamurtari do t’ju ndihmojnë në misionin tuaj?

Ne duhet të bëjmë detyrën tonë të shtëpisë më së miri, duke marrë 3 pikët, pastaj atë se çfarë do të sjellë përballja e rivalëve tanë me këto skuadra, do ta presim me sportivitet.

Kukësi përveç ecurisë së mirë në kampionat, mban dhe ritmin e mirë të ndeshjeve pa humbje, plot 27. Cila është rëndësia e këtij fakti në klub, kur ndalja e këtij ritmi mund të hidhte poshtë çdo mund tuajin të deritanishëm për të fituar Superligën?

Ne jemi ndërtuar për të dalë kampion dhe ecuria e deritanishme është e tillë. Kolona e humbjeve zero është një tregues i mirë për forcën e këtij ekipi, por jo definitivisht mund të na çojë kampion. Kampion do bëhemi nëse i vlerësojmë dhe marrim maksimumin në çdo ndeshjeje.

Si është marrëdhënia juaj me trajnerin Ernest Gjoka dhe presidentin Gjici?

Është një marrëdhënie korrekte, ashtu sikur sillen tre profesionistë kundrejt njëri-tjetrit.

Fakti që keni ndryshuar ekip, pothuajse çdo sezon, përveç viteve 2002-2007, ku qëndruat 5-6 vite tek Luftëtari dhe tek Kukësi, jeni në vitin e 4-t. Çfarë kanë Luftëtari i asaj kohe dhe Kukësi i sotëm që ekipet si: Kastrioti, Shkumbini, Besa dhe Tomorri nuk e patën?

Luftëtari është padyshim ekipi ku unë jam rritur dhe kam pasur hapat e para të karrierës dhe arkivoj kujtime shumë të bukura. Kukësi është e tashmja e bukur, me të cilën i kam provuar të gjitha, përveçse titullin, dhe uroj ta shijoj në maj. Me ekipet e tjera që përmendët më lart gëzoj respekt maksimal, sepse kam kaluar shumë mirë dhe jam vlerësuar kudo. Ndryshime midis këtyre ekipeve s’mund të them shumë, por thjesht Luftëtari ka pasur gjithmonë një bluzë të rëndë dhe gjithmonë, brez të mrekullueshëm. Kukësi ka bërë histori në kampionatin shqiptar, këto 5 vjet, si asnjë skuadër tjetër. Ky është ndryshimi.

Pse eksperianca juaj 6-vjeçare, 2007-2013, ju rezervonte nga një ekip për çdo sezon. Çfarë nuk shkonte?

Thjesht mendoj se kam bërë zgjedhje të gabuara, por kjo tashmë i përket së shkuarës dhe unë po e shijoj të tashmen në maksimum.

 

Intervistoi: Dritan Ceveli

TË LIDHURA

Atletico Madrid do investojë 160 milionë euro në këtë merkato
Sport

Atletico Madrid do investojë 160 milionë euro në këtë merkato

16:30 | 01/07/2025
Tirana, stërvitja planifikohet më 5 korrik. Kur pritet të zyrtarizohet drejtori dhe trajneri i ri
Sport

Tirana, stërvitja planifikohet më 5 korrik. Kur pritet të zyrtarizohet drejtori dhe trajneri i ri

14:26 | 01/07/2025
Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash
Sport

Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

22:17 | 30/06/2025
Next Post

Meta: Rama nuk duhet ta kthejë Shqipërinë aty ku e la Berisha në '97

Basha: Sot gjithë ditën kam pritur kontaktin e Ramës

Basha: Sot gjithë ditën kam pritur kontaktin e Ramës

Edi Rama: Nëse LSI del forcë e parë më 18 qershor, le të bëhet Ilir Meta, kryeministër

Edi Rama: Nëse LSI del forcë e parë më 18 qershor, le të bëhet Ilir Meta, kryeministër

JU REKOMANDOJMË

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Mjekët apelojnë: Shmangni diellin e drekës dhe dehidratimin
shendetesi

Mjekët apelojnë: Shmangni diellin e drekës dhe dehidratimin

by mirseda
16:43 | 01/07/2025
0

Mjekët specialist thonë se gjatë kësaj periudhe dehidratimi rrit rrezikun për ataket kardiake. Ditët e fundit vendi...

Atletico Madrid do investojë 160 milionë euro në këtë merkato

Atletico Madrid do investojë 160 milionë euro në këtë merkato

16:30 | 01/07/2025
Përplasje me armë zjarri në Kavajë, plagoset 21-vjeçari

Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet 38-vjeçari

16:27 | 01/07/2025
Durrës, Bulevardi “Epidamn” bëhet pedonale nga 1 korriku

Durrës, Bulevardi “Epidamn” bëhet pedonale nga 1 korriku

16:26 | 01/07/2025
A po lind një romancë e re mes dy ish-banorëve të ‘BBVK’?

A po lind një romancë e re mes dy ish-banorëve të ‘BBVK’?

15:52 | 01/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com