Ilir Meta, njeriu kyç i zgjidhjes së krizës politike tha se qëndrimi i LSI-së udhëhiqet nga interesi i shqiptarëve, ndaj i ka kërkuar dhe Ramës të mos bëj siç ka bërë Berisha në ’97. “Qëndrimi i LSI udhëhiqet nga interesi i shqiptarëve dhe nga asgjë tjetër dhe së dyti udhëhiqet edhe nga interesi i koalicionit ekzistues, i cili ka përgjegjesi për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të mos e kthejë aty ku e çoi Berisha në 96-97. Ky koalicion para 4 vitesh është krijuar në një klimë të tensionuar ku Berisha pas largimit të LSI hoqi një anëtar të KQZ për ta kontrolluar. Ka qenë një ndërgjegjësim i yni që ne këtij vendi do ti garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse ne do të qëndrojmë aty ku ishim para 4 vjetësh kjo do të jetë përgjegjësi e forcave të majta dhe kjo do të vinte në pikëpyetje mencurinë tonë”, tha Meta.
Ndër të tjeratha se qeveria e besimit nuk do të thotë që të iki kjo qeveri. “Unë dua t’ju them se pavarësisht nga ekzagjerimet e opozitës dhe mund të jetë e vërtetë që përfaqësues të mazhorancës janë habitur nga qëndrimi, por në cdo rast unë mendoj se edhe opozita nuk ka qenë e përgatitur sepse nuk kemi një përgjigje të qartë për cështjen e dialogut. Shpresoj që sa më shpejt të ketë një strukturë të këtij dialogu. Qeveri besimi nuk do të thotë që të ikë kjo qeveri dhe të vijë një tjetër,. Nëse kjo qeveri jep garanci për opozitën, kjo është një cështje…”, tha Meta.