Këngëtari i njohur Ylli Baka ka folur mbrëmë në emisionin “Xing me Ermalin” lidhur me pazaret që artistët bëjnë shpesh në kurriz të njëri-tjetrit.
Madje, ai tregoi një rast me Ceken e Beratit, ku ky i fundit kishte tentuar të përfitonte para nëpërmjet tij.
“Ceken e kam mik shumë të vjetër. Më do dhe e dua shumë. Por njëherë, rastësisht ma futi. Po ktheheshim nga Greqia me Ceken dhe me Bes Kallakun dhe Cekja ikën për Roskovec, ne ikim për Tiranë. I them Besit ta marrim njëherë Ceken a vajti në shtëpi apo jo dhe i them të bëjë sikur është nga Gjirokastra dhe e donte për një koncert”, tregon Baka.
Këngëtari imiton Besin, i cili duke folur tamam si një gjirokastrit, i thotë Cekes se e donte për një koncert në Gjirokastër dhe donte edhe një këngëtar nga Jugu. Cekja menjëherë kishte përmendur Yllin, por ndërkohë që për vete kishte kërkuar 1000 euro, për Yllin kërkoi 1 milion lek.
“U mbyll pazari dhe për tre minuta Cekja më merr mua. Se të kam si Ervinin tim dhe nuk të lë pa lekë. 500 mijë lekë do marrësh!”, i kishte thënë aktori Bakës.
Por, pavarësisht kësaj, Ylli dhe Cekja vijojnë të kenë marrëdhënie shumë të mira dhe këtë e dëshmuan në një telefonatë të bërë në emision.