Në dhomat e zhveshjes së Manchester United ditën e djeshme pas fitores 4-1 përballë Newcatle, ka pasur festë. Është Lingard, Lukaku dhe Pogba të cilët kanë dhuruar një shfaqje mjaft humoristike, ku kanë kënduar si ultras. E gjithë kjo skenë është filmuar dhe hedhur në rrjetin e Instagramit nga ana e francezit Anthony Martial që ishte protagonist në ndeshjen e djeshme.
Ata këndojnë një këngë që u dëgjua në stadium nga tifozët e “djajve të kuq”, e cila ishte në mbështetje të Martial. Dhe që ishte kundra mediave angleze të cilat e quajtën një dështim. Tekstualisht ata dëgjohet të thonë: “Tony Martial erdhi nga Franca, shtypi anglez tha se nuk kishte asnjë shans. 50 milionë të shkuara dëm, por Tony Martial shënon përsëri!”