Për sulmin me tritol mbrëmjen e të dielës në shtëpinë e Ramazan Muçës, mbesa e tij Xhisiela Maloku fajësoi Partinë Demokratike. Ajo thotë se nuk kanë konflikte me asnjë tjetër dhe se kërcënimi ka ardhur prej tyre. Xhisiela ka një mesazh, duke thënë se nuk do të tërhiqet pavarësisht kërcënimeve.
“Mendoj që ky është një kundërsulm i atyre që donin të na ngatërronin me persona të pafajshëm. Dhe normalisht e bëjnë ato që kanë dalë një bllof i vërtetë nga kjo histori e për të fajësuar ata njerëz që nuk kanë asnjë faj. Sipas meje ky është një sulm i PD-së, nga askush tjetër. Jam e sigurt që janë ata sepse unë dola në media dhe thashë atë që ishte e vërteta, ata dolën bllof, edhe tani më sulmojnë mua për të fajësuar të tjerët.
Kam një mesazh për PD-në, që unë do ta nxjerr të vërtetën gjithmonë. Ashtu siç e kam thënë që në dalien time të parë në media. Nuk i trembem aspak këtyre sulmeve. Ndoshta e bëjnë që unë të kërkoj azil dhe të fajësoj njerëz të pafajshëm.” TIRANA TODAY