Benard Marashi dhe Xheni Mhillaj u kthyen ndër çiftet më të komentuara të shtëpisë së famshme ‘Big Brother’, kjo edhe për shkak të lidhjes së tyre të dashurisë.
Pas përfundimit të aventurës në reality shown e njohur, ata u përfolën gjatë. Më pas dhanë lajmin se i kishin dhënë fund romancës së tyre.
Por një lajm mjaft i mirë vjen për fansat e tyre. Dy vite pas ndarjes, siç duket ish çifti i njohur është ribashkuar sërish. Ka qenë Xheni ajo që në një postim në Instastory ka publikuar një foto ku shihet duke përqafuar një mashkull që duket si Benardi.
Madje duket se gjërat po bëhen serioze, pasi ish banorja ka publikuar dhe një foto me unazë në gisht.