Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Xhaferi: S’do e pyesim Ivanov, ligji për gjuhën shqipe mund të hyjë në fuqi

8 vjet ago
in Të Gjitha
Xhaferi: S’do e pyesim Ivanov, ligji për gjuhën shqipe mund të hyjë në fuqi

Ligji i përdorimit të gjuhëve vazhdon të mbetet një temë aktuale në Maqedoni, por që nuk dihet se kur dhe në çfarë mënyre do të shpallet në Gazetën Zyrtare, që të vazhdojë të zbatohet nga institucionet e vendit.

Me këtë ligj, parashikohet që në të gjitha organet e pushtetit shtetëror të Maqedonisë, krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj, gjuhë zyrtare të jetë edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë dhe alfabeti i saj, që në këtë rast është gjuha shqipe.

Ligji në fjalë në muajin maj u votua sërish në Parlament, pasi më herët nuk u dekretua nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, i cili edhe pas votimit përsëri vazhdon të refuzojë dekretimin e tij, me arsyen se është antikushtetues.

Duke folur për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve, Anadolu Agency (AA) thotë se sistemi i një demokracie parlamentare parashikon edhe mundësitë alternative për rrugëdalje nga ky bllokim i ligjit.

Siç thekson Xhaferi, ”Kushtetuta e vendit sanksionon mundësinë që kreu i shtetit për projektligje të caktuara, që votohen në Parlament, të ketë të drejtën e vetos për çështje të caktuara, por sipas tij, ajo nuk nënkupton që presidenti të ketë veto absolute”.

Ai rikujton se kushtetuta sqaron se në rivotim, pas kthimit të ligjit nga kreu i shtetit, ky i fundit është i detyruar ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit në fjalë.

Kreu i shtetit dhe kryetari i Parlamentit, së bashku janë dy personat që dekretojnë aktin për shpalljen e ligjeve, por sipas Xhaferit, “Parlamenti ka kompetencat ligjvënëse dhe sipas logjikës kushtetuese dhe demokracisë parlamentare vullnetin e Parlamentit nuk mund ta cënojë asnjë institucion tjetër, pa marrë parasysh kompetencat e mundshme që ka në këtë drejtim”, shkruan ata.

Ai thekson se ligji mund t’i adresohet Gazetës Zyrtare edhe pa nënshkrimin e kreut të shtetit, në këtë rast pa nënshkrimin e presidentit Ivanov.

“Për faktin që kreu i shtetit ka vetëm se kompetencën e vetos për një kohë të caktuar, kjo nënkupton që kreu i shtetit me vendimet e tij nuk mund të cënojë punën e Parlamentit dhe në këtë drejtim mendoj se rrugëdalja është që ligji pa nënshkrimin e kreut të shtetit t’i adresohet Gazetës Zyrtare, që ajo ta nxjerrë ligjin dhe pas kësaj të mund të vihen në funksion institucionet e tjera kushtetuese që kanë kompetenca kundrejt dilemave që ka kreu i shtetit për ligjin”, deklaroi Xhaferi.

Tags: fuqigjuhënhyjëivanovligjimundpyesims’doshqipeXhaferri

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Foto nga Siria, para dhe pas luftës së tmerrshme

Foto nga Siria, para dhe pas luftës së tmerrshme

Penalltia? Presidenti i UEFA-s: E kam parë 50 herë atë rast, Buffon…

Penalltia? Presidenti i UEFA-s: E kam parë 50 herë atë rast, Buffon...

Bisedimet për formimin e pushtetit deri në fund të javës

Bisedimet për formimin e pushtetit deri në fund të javës







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet
Aktualitet

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

by mirseda
21:02 | 14/04/2026
0

Në lidhje me ngjarjen e zjarrit të rënë në një kompleks banimi në kryeqytet, Inspektorati i Përgjithshëm...

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

20:59 | 14/04/2026
Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

20:48 | 14/04/2026
Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar

Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar

20:44 | 14/04/2026
Më shumë se dy orë bisedime me Libanin/ Ambasadori izraelit: Jemi në të njëjtën anë

Më shumë se dy orë bisedime me Libanin/ Ambasadori izraelit: Jemi në të njëjtën anë

20:32 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com