Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Xavi: Po vjen epoka e Neymar, Isco fantastik nëse luan thjeshtë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Xavi: Po vjen epoka e Neymar, Isco fantastik nëse luan thjeshtë

Xavi Hernandez në një intervistë të dhënë për El Pais, ka folur për aktualitetin e fundit të futbollit dhe ka bërë disa paralelizma e vlerësime për lojtarët e Realit  dhe të Barcelonës. Po ashtu ka parashikuar se pas epokës së Ronaldos dhe Messit do të ketë një lojtarë të ri që do të dominojë futbollin në disa vite.

“Pas Messit dhe Cristianos, imagjinoj që do të jetë epoka e Neymar për 3 apo 4 vite. Pastaj do të jetë e Mbappes”, filloi Xavi.

Por këto nuk janë emrat e vetëm për të cilët foli katalanasi. Ish-kapiteni i Barcelonës veçoi edhe disa lojtarë të tjerë që sipas tij i tërheqin vëmendjen. “Vitolo dhe Saul më pëlqejnë shumë. I mendoj të dy tek Barcelona dhe them: sa mirë do ishte! Carvajal më duket një anësorë i shkëlqyer nëse nuk e pengojnë dëmtimet dhe Thiago është brutal.”

Ish-mesfushori po ashtu foli edhe për Iscon. ”Është akoma shumë i ri dhe besoj që duhet të di atë që më thoshte Luis Aragones: ‘Po ty çfarë të pëlqen? Futbolli i bukur apo futbolli i mirë?’. Dhe unë nuk e kuptoja: ”Çfarë do të thotë kjo?’. ‘Ju kërkoni futbollin e mirë. Të bukurin po, por vetëm për të mashtruar syrin‘. Nuk dua të përmend emra por në La Liga jemi impresionuar shumë nga lojtarët që kanë ikur pa mos lënë gjurmë. Po, sa bukur luanin, por për çfarë? Çfarë bukurie bën Messi? Messi nuk bën finte. Messi bën më të zakonshmen. Messi është futbolli i mirë, që ndonjëherë është aq i mirë sa që bëhet i bukur.”

Ndërsa për futbollin në përgjithësi, ish-kapiteni i Barcelonës analizoi situatën më në detaje: ”Ajo që na mungon është zhvillimi i teknikës, talentit, kjo sepse ndodhin gjëra të çuditshme, si për shembull prishja e konceptit të sulmit. Në futbollin top ka më shumë Simeone se sa Guardiola.”

Dhe pikërisht në këtë kontekst, Xavi përmendi Casemiron, të cilin e analizon në këtë mënyrë: “Në Barcelonë e kuptojmë futbollin si koordinim ndërmjet hapësirës dhe kohës. Kush dominon? Busquets, Messi, Iniesta: janë maestrot e hapësirës-kohës. Gjithmonë dinë t’i bëjnë gjërat, qoftë nëse janë të vetmuar, qoftë nëse janë të rrethuar. Dhe ka mesfushorë si Casemiro që nuk i kuptojnë këto gjëra. Por, e kundërta, Busquets nuk mund të bëje asnjëherë sakrificat që bën Casemiro kur loja është fizike dhe luhet përballë njëri-tjetrit.”

Pastaj vijoi më tej: “Real Madridi nga ana tjetër, del në sulm me 7 lojtarë dhe Casemiro qëndron i vetëm në mesfushë për t’i mbuluar. Kjo është loja ballë për ballë. Këtë Busquets nuk mund ta bëje sepse madje dhe unë jam më i shpejtë se ai. Casemiro është i shpejtë. Por, i ngadalëson të gjithë tjerët sepse nuk ka punuar në këtë aspekt: ka karakteristika tjera, është më defenziv, vjedh më shumë topa, arrin në vendin e duhur, mbulon më tepër hapësira. Por kursesi nuk dominon në lojën hapësirë-kohë.”

Tags: EpokafantastikiscoluanNëseneymarthjeshtëvjenXavi

TË LIDHURA

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
Next Post
Më pak lëndë mësimore/Ministria: Rrisim efikasitetin e nxënësve

Më pak lëndë mësimore/Ministria: Rrisim efikasitetin e nxënësve

Lala: Marku shkeli Kushtetutën; Ngjall frikë në prokurori, do të mbyllë dosjet

Lala: Marku shkeli Kushtetutën; Ngjall frikë në prokurori, do të mbyllë dosjet

Makina bie në lumin Mat, humb jetën një person

Makina bie në lumin Mat, humb jetën një person







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com