Një automjet është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Durrësit. Mjeti tip “BMË X5” është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, dhe për pasojë është djegur plotësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe menjëherë kanë nisur hetimet. Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.
Bëhet me dije se pronari i makinës se djegur është Adi Gurra, Drejtor i Kulturës në Bashkinë Durrës.
Ngjarja ka ndodhur tek rruga paralel me portin e Durrësit, në rrethana të paqarta. Nga te dhënat e para dyshohet se kemi te bëjmë me një djegie te qëllimshme, por ende nuk kemi detaje lidhur me shkakun.
Pas ngjarjes ku një makinë u shkrumbua në Durrës, ka folur dhe pronari i saj drejtori i kulturës në këtë qytet.
Adi Gurra deklaron se nuk ka asnjë konflikt më asnjë njeri dhe uron që kjo të jetë një ngjarje aksidentale dhe djegia të ketë ardhur nga ndonjë shkëndije elektrike.
“Nuk e di ça ka ndodhur, shpresoj te jete vetë djegie”, thotë drejtori Gurra.
Më tej ai në deklaratat e tij shtonë: Nuk di të kem probleme me persona te tjerë, asnjë konflikt të hapur dhe asnjë të fundit.