E shtunë, 31 Korrik, 2021
25.5 C
Tirana

Vuçiç: Ushtria duhet të jetë gati, për t’iu përgjigjur çdo agresioni

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se ushtria duhet të jetë e gatshme në çdo moment ndaj çdo agresori potencial, raportojnë mediet serbe, transmeton “Zeri.info”.

Ai ka shtuar se është politika serbe ajo që duhet ta ruajë stabilitetin, në mënyrë që ushtria mos të shfrytëzohet asnjëherë. Këto deklarata Vuçiç i ka bërë Ditën e Ushtrisë së Serbisë, duke shtuar se shteti çdo vit i ndanë 600 milionë euro për ushtrinë.

Më herët është raportuar se shteti i Bjellorusisë i ka dhuruar Serbisë katër avionë luftarak “Mig-29”, të cilët pas një remonti do të modernizohen sipas modelit të njëjtë të 6 avionëve tjerë luftarakë që i janë dhuruar nga Rusia.

Ministri serb, Vulin ka thene se dhurimi i këtyre avionëve vjen pas një marrëveshje mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe atij bjellorus, Alekdandër Llukashenko.

Ministri serb i Mbrojtjes ka bërë të ditur se për një vit Serbia do të ketë avionë të modernizuar “mig-29”, si dhe do të arrijnë helikopterët e parë “H-145M”.

Vulin ka shtuar se ekzistojnë tentime për shkeljen e hapësirës ajrore të Serbisë, të cilat siç ka thënë ai janë zbuluar dhe parandaluar.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...