Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vuçiç: Të vendosim paqen me shqiptarët për 200 vitet e ardhshme

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Vuçiç: Të vendosim paqen me shqiptarët për 200 vitet e ardhshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç premtoi të udhëheqë Ballkanin drejt Bashkimit Evropian dhe fakti që Rusia po armatos ushtrinë serbe nuk e cenon këtë qëllim. Presidenti Aleksandër Vuçiç tha për “Associated Press” se do të kërkojë anëtarësimin në BE, ndërkohë që nuk i shkëput lidhjet me aleatin tradicional sllav, Rusinë dhe fuqitë e tjera botërore.

“Ne e dimë se ku po shkojmë, rruga drejt BE-së është qëllimi strategjik i vendit tonë”, tha ai, me flamuj të BE dhe të Serbisë në sfond. “Në të njëjtën kohë, ne duam të ruajmë marrëdhënie të mira me Rusinë, Turqinë, Kinën, SHBA-në dhe gjithë të tjerët”.

Ndërsa kërkon anëtarësimin në BE, Serbia po afrohet më shumë me Rusinë e cila është duke e furnizuar me avionë luftarakë MiG-29 dhe po planifikon t’i japë tanke beteje dhe automjete të blinduara, në kuadër të rritjes së ndikimit të Moskës në Ballkani.

Zyrtarët perëndimorë janë shqetësuar lidhur me armatosjen e Serbisë dhe i kanë bërë thirrje Beogradit të vendosë se ku do të shkojë, në Lindje apo Perëndim.

“Unë nuk shoh asgjë të keqe këtu, kjo është politika jonë dhe ne jemi ushtarakisht neutralë”, tha Vuçiç duke deklaruar se armatosja e Serbisë nuk është kërcënim për fqinjët.

“Ne kujdesemi për sigurinë tonë, kemi blerë dy helikopterë nga Rusia, nëntë helikopterë nga gjermanët dhe francezët, kemi blerë interceptorët rusë (MiG), do të blejmë edhe gjëra të tjera. Ne do të bëjmë më të mirën për vendin tonë,” tha Vuçiç.

Vuçiç pranoi se e kaluara nacionaliste si anëtar i lartë i partisë që luftoi për zgjerimin e kufijve serbë në Ballkan ka sjellë dyshime rreth sinqeritetit të reformave të tij pro-perëndimore.

“Djali që luftonte kundër BE-së 20 vjet më parë, ish-anëtar i Partisë Radikale … e di që për shumë njerëz nuk është e lehtë ta gëlltisin,” tha Vuçiç.

Vuçiç shmangu faktin se disa anëtarë të qeverisë serbe dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë janë të pro-rusisë dhe anti-perëndimorë pavarësisht nga drejtimi që ka deklaruar shteti.

“Unë mendoj se çdo anëtar i qeverisë jep më të mirën e tij për të përmbushur qëllimet e shtetit dhe një nga qëllimet kryesore është anëtarësimi ynë në BE,” shtoi ai. “Unë mendoj se duhet të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo është detyra ime, puna ime dhe unë do ta bë”.

Vuçiç tha se pengesa më e madhe e Serbisë në rrugën drejt BE është gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën, krahinën e mëparshme serbe me etni shqiptare, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, pavarësi që Serbia nuk e njeh. BE po ndërmjetëson bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe  Evropa beson se Serbia duhet të pranojë shtetësinë e Kosovës përpara se të bashkohet me BE-në.

Vuçiç ka iniciuar një diskutim të brendshëm në Serbi për Kosovën me qëllim përgatitjen e publikut për një marrëveshje që mund të zgjidhë problemet etnike që shkaktuan luftën e 1998-99, e cila u ndal me bombardimet e NATO-s. Shumë serbë e konsiderojnë Kosovën pjesë të Serbisë dhe nuk do të pajtoheshin kurrë me njohjen e saj.

“Ky konflikt ka qenë i ngrirë për shumë vite, a është mirë të vazhdojë kështu edhe në 50 apo 100 vitet e ardhshme? Unë mendoj se jo, kjo ishte dhe arsyeja kryesore për fillimin e këtij diskutimi të brendshëm,” tha Vuçiç.

“Kemi nevojë për një marrëveshje paqësore afatgjatë me shqiptarët në 200 vitet e ardhshme,” tha ai, duke shtuar se të gjitha palët ‘do të duhet të bëjnë disa kompromise’.

Kritikët e Vuçiçit e kanë akuzuar për sundim autokratik, për shtypjen e medias përmes kërcënimeve dhe presionit financiar. Ata thonë se Perëndimi i ka mbyllur sytë ndaj politikave të tij jodemokratike për aq kohë sa ai e mban Ballkanin në paqe.

Vuçiç mohoi këto akuza duke argumentuar se Serbia ka ndryshuar ligjet e medias në përputhje me standardet e BE.

Ai tha se Serbia ka nuk ka zëra unanim në media, dhe se ndihet krenar për këtë.

“Ndryshe nga shumë vende të Evropës Perëndimore ne nuk kemi kufizime në asnjë prej rrjeteve sociale,” tha Vuçiç. “78 – 79 për qind e popullatës sonë përdor rrjetet sociale, njerëzit kanë telefonat e tyre dhe informohen nëpër telefonat e tyre”. TIRANA TODAY

Tags: 200 vitetardhshmepaqenshqiptaretvendosimVucic

TË LIDHURA

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025
“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit
Aktualitet

“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit

21:47 | 15/10/2025
Vendimi i qeverisë, 753 mijë lekë fond shtesë për shpronësimet në “Rrugën e Arbrit”
Aktualitet

Vendimi i qeverisë, 753 mijë lekë fond shtesë për shpronësimet në “Rrugën e Arbrit”

21:01 | 15/10/2025
Next Post
Shkarkimi i kryeredaktorit të ‘Balkanweb’, Tedi Blushi: Më kërcënuan se do më tërhiqnin zvarrë

Shkarkimi i kryeredaktorit të ‘Balkanweb’, Tedi Blushi: Më kërcënuan se do më tërhiqnin zvarrë

Basha: Vendi i kapur nga mafia, Rama erdhi në pushtet nga kriminelët. Tani po i shpërblen (VIDEO) 

Basha: Vendi i kapur nga mafia, Rama erdhi në pushtet nga kriminelët. Tani po i shpërblen (VIDEO) 

I dënuar për vrasje, ekstradohet shkodrani nga Zvicra

I dënuar për vrasje, ekstradohet shkodrani nga Zvicra







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Rama thirrje investitorëve turkë: Ejani të punojmë bashkë për suksesin
Ekonomi

Rama thirrje investitorëve turkë: Ejani të punojmë bashkë për suksesin

by mirseda
12:03 | 17/10/2025
0

Në forumin e biznesit Shqipëri – Turqi, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të gjithë investitorëve turkë...

Vijojnë me protestat, 10 punonjës të “Bankers”-it në grevë urie

Vijojnë me protestat, 10 punonjës të “Bankers”-it në grevë urie

11:52 | 17/10/2025
Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për kërkesën e Ilir Metës

Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për kërkesën e Ilir Metës

11:48 | 17/10/2025
Protesta në mbështetje të liderëve të UÇK, qindra shqiptarë nga Kosova ‘pushtojnë’ sot Tiranën

Protesta në mbështetje të liderëve të UÇK, qindra shqiptarë nga Kosova ‘pushtojnë’ sot Tiranën

11:43 | 17/10/2025
Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

10:36 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com