Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Vuçiç: Kemi dokumentuar një varg operacionesh të agjentëve rusë

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Vuçiç: Kemi dokumentuar një varg operacionesh të agjentëve rusë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha të enjten mbrëma se shërbimet serbe kanë zbuluar një varg operacionesh të zbulimit që përfshijnë agjentët rusë dhe pjesëtarët e ushtrisë serbe.

Ai i bëri këto komente të enjten mbrëma pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare që pasoi publikimin në rrjetet sociale të një video xhirimit ku shihet një agjent i shërbimit rus të zbulimit, duke i dhënë para një zyrtari të shërbimit serb të sigurisë.

Ai tha se video xhirimi nuk është bërë nga Shërbimi Ushtarak serb i zbulimit, i cili ka qenë i njoftuar me ngjarjen që ka ndodhur më 24 dhjetor të vitit 2018, kur “shërbimi ynë i sigurisë kishte siguruar të dhëna se në Zemun, diku rreth orës 18:00 nënkoloneli i pensionuar Z.K do të takohet me nënkolonelin rus Gerogie Kleban”.

Ai tha se dokumentimi nuk ishte i mundur atëbotë meqë aty kishte njerëz të tjerë.

“Mund t’ju them se në disa raste kemi konstatuar dhe dokumentuar me foto e video takimet e nënkolonelit Kleban me pjesëtarët e ushtrisë serbe. Vetëm për Klebanin, ndërsa kemi video dhe fotografi të dokumentuara edhe për pjesëtarë të tjerë të shërbimit rus të sigurisë me pjesëtarët e strukturave ushtarake serbe, por vetëm për Georgi Klebanin janë dokumentuar 10 kontakte me tri burime konspirative dhe prej tyre, në tri raste, nënkoloneli Kleban u ka dhënë para pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë”, tha ai, duke theksuar se Georgi Kleban ishte ndihmës i atasheut ushtarak rus në Serbi dhe nuk është më në territorin e Serbisë.

“Kemi dokumente edhe për takime të agjentëve të tjerë me nëntë pjesëtarë të forcave tona të armatosura”, tha ai.

Një ditë më parë presidenti serb kishte urdhëruar hetimin e video xhirimit, ndërsa të enjten takoi ambasadorin rus në Beograd, Alexandër Bocan-Harchenko.

“I kam bërë pyetje sot, njeriut të jashtëzakonshëm, ambasadorit serioz të Federatës ruse, Alecxandër Bocan Harchenkos; përse? Asgjë më shumë. Nuk kam parë kurrfarë logjike”, tha presidenti serb duke theksuar se Serbia ka marrëdhënie shumë miqësore me Rusinë.

“Jam bindur, të paktën kështu mendoj, se presidenti Putin nuk ka qene i informuar për gjëra të tilla”, tha ai duke nënvizuar mbështetjen e Rusisë për integritetin e Serbisë, për pajisjen e ushtrisë së saj dhe mbështetjen në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Serbi, tha ai, “është i vetmi vend që nuk i ka vënë sanksione Federatës Ruse. I vetmi vend që nuk ka votuar kurrë kundër Rusisë në asnjë formë dhe i vetmi vend jashtë Bashkësisë Shteteve të Pavarura apo Unionit Euroaziatik që mban me ta edhe stërvitje ushtarake dhe me asgjë nuk e ka rrezikuar miqësinë me Rusinë”, tha ai.

Presidenti Vuçiç, tha se tërë kjo çfarë ka ndodhur e ka forcuar pozicionin politik të Serbisë e cila do të forcojë neutralitetin saj ushtarak. Serbia tha ai, nuk do të hyjë në NATO por as në ndonjë aleancë tjetër ushtarake.

Presidenti serb pritet të udhëtojë në Moskë me 4 dhjetor për të takuar presidentin rus Vladimir Putin, takimi i tretë gjatë këtij viti.

Tash për tash është e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë tërë kjo çfarë ka ndodhur me skandalin e spiunazhit në marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.

Të enjten paradite Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “marrëdhëniet me Serbinë janë partneritet vëllazëror. Asgjë nuk mund t’i dëmtojë ato”.

Më vonë gjatë ditës zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se video xhirimet duhet të shihen si “provokim” që synon ë krijojë “përshtypje të caktuara” para takimeve të rëndësishme.

Serbia mbetet aleate e Rusisë, ndonëse synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian ndërsa shumica e serbëve e shohin Rusinë si mbrojtëse të tyre edhe për shkak të qëndrimit të saj kundër pavarësisë së Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. /VOA

Tags: agjente ruseAleksandër Vuçiçdokumentuaroperacione

TË LIDHURA

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë
Rajoni

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

22:15 | 15/09/2025
Shqipëri-Serbi nuk do të luhet në Beograd, reagon Vuçiç: Më mirë për kombëtaren
Rajoni

Shqipëri-Serbi nuk do të luhet në Beograd, reagon Vuçiç: Më mirë për kombëtaren

10:22 | 15/09/2025
Makina përplaset me një shtyllë ndriçimi gjatë ndjekjes nga policia, humb jetën 18-vjeçari shqiptar
Rajoni

Makina përplaset me një shtyllë ndriçimi gjatë ndjekjes nga policia, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

13:10 | 12/09/2025
Next Post
“Njëra nga palët do asgjësohet!”, shokon analisti i njohur

"Njëra nga palët do asgjësohet!", shokon analisti i njohur

Emrat e grave dhe fëmijëve shqiptarë që ndodhen në kampin Al Hawl në Siri

Emrat e grave dhe fëmijëve shqiptarë që ndodhen në kampin Al Hawl në Siri

“Do të digjet shumë shpejt”, Artan Hoxha: Kam një video për një kryetar Bashkie

“Do të digjet shumë shpejt”, Artan Hoxha: Kam një video për një kryetar Bashkie

JU REKOMANDOJMË

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!
Aktualitet

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!

by mirseda
15:10 | 18/09/2025
0

Skemat piramidale janë kthyer në një problem. Qindra shtetas shqiptarë kanë rënë pre e mashtrimeve duke u...

Marrëveshje historike mes SHBA-së dhe Britanisë/ Trump dhe Starmer firmosin “Tech Prosperity Deal”

Marrëveshje historike mes SHBA-së dhe Britanisë/ Trump dhe Starmer firmosin “Tech Prosperity Deal”

15:07 | 18/09/2025
Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël

Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël

15:04 | 18/09/2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

15:01 | 18/09/2025
Lirohen hapësirat publike në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër

Lirohen hapësirat publike në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër

14:23 | 18/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com