Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare të mbajtur në Beograd, ka komentuar arrestimin e Gjuriçit nga ana e njësisë speciale të policisë së Kosovës, të cilët ai i quan “bandë terroriste”, që e kanë fotografuar Markon sikur të ishte trofe.
Ai është zotuar se të gjithë të përfshirët në arrestimin e Gjuriçit, përfshirë edhe disa serbë, do të përgjigjen para organeve kompetente të Serbisë.
“Marko ka mbijetuar, dhe sigurisht se do t’ju mbijetojë edhe gjërave më të vështira në jetë. Të gjithë që kanë marrë pjesë në ‘rrëmbimin e Marko Gjuriçit’ do të përgjigjen para organeve kompetente të Serbisë, përfshirë dy serbë si logjistikë”, ka shtuar Vuçiç.