Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrau vjehrrën, rrëfimi horror i nuses: I hodha helm në lëng dhe e mbyta

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Vrau vjehrrën, rrëfimi horror i nuses: I hodha helm në lëng dhe e mbyta

Zbulohen detaje të reja pas zbardhjes së krimit të rëndë, kryer një vit më parë, ku një nuse ka mbytur vjehrrën e saj në Tiranë. Pas një hetimi 10-mujor, zbulohet se nusja i ka hedhur fotoksinë vjehrrës së saj në limonadë e më pas e ka mbytur.

Policia ka arrestuar bashkëshortin e të ndjerës, Agim Lami dhe të afërmin e tij Arben Saliu për “moskallëzim krimi”, hoxhën Hysen Shehu ku autorja e krimit ka rrëfyer ngjarjen dhe vetë autoren Marjana Çmeta.

BalkanWeb ka zbardhur rrëfimin e nuses Marjana Çmeta për hoxhën Hysen Shehu pas ngjarjes makabre ndaj vjehrrës Lirije Lami. Pas hetimit 10 mujor, Prokuroria ka siguruar një video nga hoxha i zonës.

“Kam dy vite e martuar, marrëdhënia jonë nuk ishte e mirë, dhe kisha frikë se ndikonte vjehrra. Një ditë vjehrra erdhi të blinte fidanë, dhe vendosa ta ftoja në shtëpi gjasme për t’u pajtuar. Aty i hodha në limonadë fotoksinë, dhe vjehrra përpëlitej, aty mendova se do më arrestonin në polici e se jeta ime do merrte në fund. E mbylla në dhomë, por zëri i saj në agoni, dhe gjatë përleshjes i vura shall dhe më pas duke parë që nuk munda, i vura duart në fut për ta mbytur,” mësohet t’i ketë thënë Marjana Çmeta hoxhës.

27 minuta rrëfim të regjistruar nga Hoxha që i ka shërbyer prokurorisë për ngjarjen dhe arrestimin e 21-vjeçares.

Hoxha Hysen Shehu

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhet ngjarja e ndodhur më 30 Prill 2017 ku është vrarë shtetasja L.L.

Finalizohet operacioni “Heshtja e zgjatur”.

Në pranga katër shtetas

Nga Sektori i Hetimit te Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, u finalizua me sukses operacioni “Heshtja e Zgjatur”, si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurimit personal “arrest ne burg” të lëshuara nga Gjykata për Krimet e Rënda për shtetasit:

1. Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiran , për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

4. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30 Prill 2017 , në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz, ku është gjetur e pajetë në banesën e saj shtetasja L.L, 48 vjeç, banuese në ish-Frutikulturë, Kamëz .

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së kësaj shtetaseje, është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës .

Shtetasit e meposhtem :

Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorsisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen .

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Renda.

Tags: dhe e mbytahelmhorrorI hodhai nusesnë lëngrrefimiVrau vjehrrën

TË LIDHURA

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët
Aktualitet

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

20:57 | 05/11/2025
Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli
Politikë

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

20:37 | 05/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Bathore, 30-vjeçari dërgohet në spital jashtë rrezikut për jetën

20:21 | 05/11/2025
Next Post
Turqia reagon pas shkarkimit të Tillerson, mesazh SHBA-së

Turqia reagon pas shkarkimit të Tillerson, mesazh SHBA-së

Daut Gumeni rrëfehet me “Qershia e Egër”: E shkuara nuk duhet harruar

Daut Gumeni rrëfehet me “Qershia e Egër”: E shkuara nuk duhet harruar

Shqiptarët kërcënim serioz, Holanda nuk i duron dot

Shqiptarët kërcënim serioz, Holanda nuk i duron dot







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët
Aktualitet

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

by mirseda
20:57 | 05/11/2025
0

Një automjet ka marrë flakë brenda tunelit në rrugën Kardhiq–Delvinë, në rrethana ende të paqarta, duke shkaktuar...

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

20:37 | 05/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Plagosje me armë zjarri në Bathore, 30-vjeçari dërgohet në spital jashtë rrezikut për jetën

20:21 | 05/11/2025
Zbulohen pika tregtimi pa licencë në skemë evazioni dhe kontrabandë karburanti

Zbulohen pika tregtimi pa licencë në skemë evazioni dhe kontrabandë karburanti

19:59 | 05/11/2025
BIRN: Si paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

BIRN: Si paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

19:56 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com