Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrau vëllanë në Dibër, autori arrestohet kur iu afrua mortit

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Vrau vëllanë në Dibër, autori arrestohet kur iu afrua mortit

Lëndët narkotike dhe çrregullimet mendore pas dënimit me burg për rrahjen e të atit, dyshohet të jenë arsyet kryesore që kanë çuar në vëllavrasje në fshatin Allabegi të Maqellarës, në Dibër.

Ngjarja e rëndë që ndodhi mesnatën e së mërkurës në rrethin e Dibrës, ku vëllai goditi me thikë vëllain e tij duke i shkaktuar vdekjen, vazhdon të jetë në qëndër të debatit jo vetëm në zonën ku ndodhi, por edhe për mbarë opinionin.

Sipas policisë, 23-vjeçari i goditur nga i vëllai ndërroi jetën pak minuta pasi mbërriti në Spitalin Rajonal të Dibrës, ndërkohë që autori mori fillimisht arratinë. Zyrtarë të Komisariatit të Policisë kanë sqaruar për mediat se rreth mesnatës së të mërkurës, në sallën operative ka mbërritur një telefonatë nga babai i autorit, duke kërkuar ndihmë për dërgimin e Benard Tonuzit në spital.

Kanë qenë efektivët e policisë që kanë mundësuar dërgimin e 23-vjeçarit në Spitalin e Peshkopisë. Mësohet se mjekët kanë bërë gjithçka për ta mbajtur në jetë të plagosurin rëndë, por mjeti prerës i kishte shkaktuar dëme serioze në organe jetësore Benard Tonuzit. Madje ai kishte humbur shumë gjak nga momenti kur u sulmua nga vëllai deri kur u dërgua në spital.

Efektivë të tjerë të Policisë Dibër u vunë në kërkim të autorit, Florian Tonuzi, por arrestimi i tij u bë i mundur vetëm sot, në mesditën e së enjtes, teksa ai iu afrua shtëpisë së tij në orën që po varrosej i vëllai që ai e goditi për vdekje. Mësohet se ai është diktuar nga fëmijët e lagjes së tij, të cilët kanë lajmëruar policisë, që e ka arrestuar më pas Florianin në një banesë të braktisur në fshatin Kurbeg të Maqellarës.

Ngjarja

Nga hetimet e para të ngjarjes mësohet se Benardi, në minutat e para sapo kishte hyrë e enjtja,  ka dalë nga shtëpia dhe ka vajtur në lokalin e fshatit, aty ku qëndronte vazhdimisht Floriani dhe i ka kërkuar të kthehej në shtëpi. Ai ka kundërshtuar vëllain e madh, por pas këmbënguljes së tij është bindur të dalë nga lokali. Është futur në makinë dhe me sa duket kanë debatuar mes tyre nga lokali deri në oborrin e banesës së tyre. “Në momentin kur Benardi ka zbritur nga makina është goditur disa herë më thikë nga Florian Tonuzi. Ka rënë përtokë pa ndjenja. Babai i tyre sapo ka dëgjuar sherrin dhe britmat ka dalë nga shtëpia, por nuk ka pasur mundësi ta ndalë gjëmën. Floriani është larguar shumë shpejt nga vendi i ngjarjes, ndërsa babai është përpjekur t’i vijë në ndihmë djalit të plagosur rëndë me thikë. Fillimisht, ka lajmëruar Policinë dhe ka kërkuar ndihmë për dërgimin e Benardit në spital”, janë pohimet e familjarëve për oficerët e Policisë Gjyqësore.

Autori

Autori, Florian Tonuzi, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, fakt që konfirmohet dhe nga fqinjët. Para një viti, 26-vjecari kishte rrahur të atin, ngjarje për të cilën ka vuajtur dënimin me 6 muaj burg. Fqinjët tregojnë se gjendja shëndetësore e Florian Tonuzit u përkeqësua pasi doli nga burgu, por ai nuk krijonte konflikte me banorët e tjerë të fshatit, ndërsa me familjarët kishte sherre të herëpashershme. Sakaq, ka dyshime se autori i krimit në familje ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ai qëndronte deri pas mesnate në lokal, me bashkëmoshatarët e tij dhe atje konsumonin kryesisht kanabis sativa.

Autori, përdorues i lëndëve narkotike

Banorët e zonës vendosën të mos i dërgonin jde fëmijët në shkollë nga frika prej rrezikshmërisë së Florianit, ndërkohë që ky institucion arsimor dje ka qenë i mbyllur. Sipas dëshmisë së një prej banorëve të zonës, të siguruar nga “Neës 24”, autori është person me probleme të shëndetit mendor dhe përdorues i lëndëve narkotike. “I morëm fëmijët nga shkolla, deri sa të kapet ai. I rrezikshëm?! Ai është i luajtur mendsh. Ka qenë që herët përdorues i lëndëve narkotike, prej shumë vitesh. Fëmijët nuk i çojmë në shkollë deri sa ta kapë Policia”, tha një prej banorëve të zonës përpara se autori të prangosej.

Sipas dëshmive të fqinjëve, familja e dy vëllezërve ishte e qetë dhe nuk ishte shfaqur asnjëherë probleme. Fqinjët kanë treguar se autori, 26-vjeçari Florian Tonuzi, kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu (3-4 muaj), ndërkohë që dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike. Sipas fqinjëve, familja kishte vetëm këta dy djem, ndërsa autori pas daljes nga burgu kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor. Mësohet se vëllai ka goditur disa herë me thikë të riun, ndërkohë që ky i fundit ka ndërruar jetë në Spitalin e Dibrës. “Janë familje e mirë. Në hallet dhe punët e veta. Shihnin hallet e veta. I vogli iu shtrua punës. Nuk kanë pasur konflikte, ne nuk dimë gjë. Me aq as kemi parë, sjellja ka qenë e mirë. Vetëm këta dy djem kanë familja. Ishin të pamartuar. E morëm vesh ngjarjen kur u zgjuam në mëngjes, s’dimë gjë gjëra të tjera”, tha një prej fqinjëve.

Tags: benard topuziFlorian Tonuzivrasja ne diber

TË LIDHURA

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Next Post
Zëdhënësi i Merkelit: Ndryshimi i kufijve në Ballkan është i rrezikshëm

Zëdhënësi i Merkelit: Ndryshimi i kufijve në Ballkan është i rrezikshëm

Gazetarja kritikon Osmanin: Urren Ramën zyrtarisht në emër të Kosovës

Gazetarja kritikon Osmanin: Urren Ramën zyrtarisht në emër të Kosovës

Del ekspertiza: Çfarë e shkaktoi zjarrin te magazina ku humbi jetën Arjan Sala

Del ekspertiza: Çfarë e shkaktoi zjarrin te magazina ku humbi jetën Arjan Sala

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com