Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vrau Kasmin, zbardhet dëshmia e grekut të “frikshëm”

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Vrau Kasmin, zbardhet dëshmia e grekut të “frikshëm”

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious i arrestuar për vrasjen e Dëfrim Kasmit mohon të ketë lidhje me atentatin mafioz ku mbeti i vrarë 41-vjeçari.

Efthymiou Efthymious u arrestua ditën e premte gjatë një aksioni të policisë. Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona të përfshirë në vrasjen e tij dhe ka shpallur në kërkim një të pestë si organizator të grupit. 

Njoftimi i policisë

Martin Dinellari ka siguriuar mjetet për infrastrukturën e vrasjes.

-Elton Hoxhallari bashkëpunëtor në vrasje.

-Aurel Hoxhallari, në kërkim.

Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

· Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;

· Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;

· Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;

· Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.

Ky operacion është rezultat i një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 29 Janar 2018, ku në rrugën “Petro Çani” u vra me armë zjarri shtetasi D.K.

Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.

Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.

Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

– 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit

– 4 armë automatikë

– 2 snajper

– 4 pushkë automatike

– 1 armë antitank me 2 predha

– 1 bombë me telekomandim në distancë

– sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol

– 4 radio marrëse

– 1 dron

– 110 kg kanabis

– 2 maska

Grupi i punës vijon me intensitet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurtë.

Tags: “vrau"deshmiafrikshëmgrekutKasminZbardhet

TË LIDHURA

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Erion Braçe
Kryesore

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Erion Braçe

17:32 | 30/03/2026
Përplasje në PD, Noka debat me drejtuesit, ndërhyn Berisha
Kryesore

Përplasje në PD, Noka debat me drejtuesit, ndërhyn Berisha

17:26 | 30/03/2026
Banorët e Rrjollit protestë para Kuvendit: Nuk do ju lejojmë të na plaçkitni
Aktualitet

Banorët e Rrjollit protestë para Kuvendit: Nuk do ju lejojmë të na plaçkitni

17:22 | 30/03/2026
Next Post
Video/Atentati në Itali, çfarë ndodhi tri ditë më parë? Dyshimet e para

Video/Atentati në Itali, çfarë ndodhi tri ditë më parë? Dyshimet e para

Ç’pritet të ndodhë në Fier? IKMT do hedhë dy objekte në erë

Ç’pritet të ndodhë në Fier? IKMT do hedhë dy objekte në erë

Video/Sulmi me armë në Itali, ja kush është autori

Video/Sulmi me armë në Itali, ja kush është autori







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Erion Braçe
Kryesore

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Erion Braçe

by mirseda
17:32 | 30/03/2026
0

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, deklaroi para parlamentit se vetëofrimi për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës...

Përplasje në PD, Noka debat me drejtuesit, ndërhyn Berisha

Përplasje në PD, Noka debat me drejtuesit, ndërhyn Berisha

17:26 | 30/03/2026
Banorët e Rrjollit protestë para Kuvendit: Nuk do ju lejojmë të na plaçkitni

Banorët e Rrjollit protestë para Kuvendit: Nuk do ju lejojmë të na plaçkitni

17:22 | 30/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, shoferët në Paris bllokojnë rrugët me protesta

Rritja e çmimit të naftës, shoferët në Paris bllokojnë rrugët me protesta

17:20 | 30/03/2026
Rama: Përmbushëm detyrat, Italia mbështet negociatat në BE

Rama: Përmbushëm detyrat, Italia mbështet negociatat në BE

16:57 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com