Në nëntor të vitit 2012 në Abbiategrasso, Itali u vranë dy shqiptarët Alban Medha, 51-vjeç dhe Ndue Bruka, 27-vjeç, dajë dhe nip. Mattia Archinito ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si autori i kësaj ngjarje të rëndë.
Mattia ra në prangat e policisë të martën paradite në Barcelonë, Spanjë, pas 6 vitesh. Mediat italiane shkruajnë se dy vëllezërit Maurizio dhe Mattia Archinito akuzohen për vrasjen e dy shqiptarëve.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për kontrollin e trafiqeve të lëndëve narkotike.
Maurizio u arrestua në korrik të vitit 2017, ndërsa ishte dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë, pavarësisht se Gjykata e ka kthyer edhe njëherë çështjen nga fillimi.
Vëllai i tij Mattia që është arrestuar dje, ka pranuar krimin dhe duhet të vuajë 22 vite burg.